Raporti i Transparency International për korrupsionin, Shqipëria e parafundit në rajon, e ndjekur nga Kosova

618
Shqipëria vazhdon të mbetet në zonën e kuqe përsa i përket nivelit të perceptimit të korrupsionit edhe pse renditet në vendin e 88-të me 36 pikë, ndryshe nga viti 2014 kur ishte në vendin e 110-të.
Në indeksin e Perceptimit të Korrupsionit publikuar nga Organizata Transparency International, Shqipëria ka pothuajse të njëtën renditje që ka pasur në vitin 2010 kur gjendej në vendin e 87.
Këtë vit Shqipëria renditet në të njëtin grup me Algjerinë, Egjiptin, Indonezinë, Marokun, Perunë dhe Suriname.
Por edhe pse është ngjitur me 22 shkallë në listën e vendeve për perceptimin e korrupsionit ajo që vihet re është që në nivel pikësh Shqipëria ka marë vetëm 3 pikë më shumë nga një vit më parë kur kishte vetëm 33 pikë.
Në raport renditja bazohet tek perceptimi i publikut për korrupsionin në sektorin publik. Renditja e 168 shteteve bëhet në një shkallë nga 100-0 pikë.
Kështu shtetet që kanë një vlerësim më afër 100 pikëve nënkupton se në këto vende nuk ekziston korrupsioni. Ndërkohë që shtetet që janë vlerësuar më afër 0 pikëve kanë një nivel korrupsioni shumë të lartë.
Po kështu në hartë vendet që janë më pak të korruptuara janë me ngjyrë të verdhë e cila në varësi të perceptimit të korrupsionit, kjo ngjyrë vjen e bëhet e verdhë e zënë, portokalli e lehtë, portokalli e ndezur deri në të kuqe dhe të kuqe të ndezur, ku shënohen vendet me korrupsionin më të lartë.
Shqipëria në hartë është e ngjyrosur me të kuqe të errët çka tregon nivelin më të lartë të korrupsionit.
Në raport Shqipëria renditet e pafundit në rajon para Kosovës.
Maqedonia Serbia dhe Mali i Zi kanë përparuar me disa shkallë përsa i përket perceptimit të korupsionit.
Në këtë raport Kosova renditet në vendin e 103-të me 33 pikë .
Me një vlerësim më të mirë këtë vit paraqitet edhe Kroacia, e cila ka marrë 51 pikë nga 48 që ka pasur një vit më parë.
Rënie në listë ka pësuar Maqedonia, e cila nga 45 pikë ka rënë në 42, duke nënkuptuar se perceptimi i korrupsionit është më i madh.
Sipas indeksit në krye të listës me 168 vende është Danimarka, Finlanda dhe Suedia, shtete në të cilat korrupsioni perceptohet të mos ekzistojë.
Ata vlerësohen me 90 pikë. Vendet më nivel më të lartë të perceptimit të korrupsionit sipas Transnparency International mbeten Korea e Veriut dhe Somalia me 8 pikë.
Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit është indikatori kryesor i korrupsionit në sektorin publik dhe ofron një pamje vjetore të korrupsionit në gjithë botën.
shqiperia
RENDITJA NË BALLKAN
Kroacia 50
Mali i Zi 61
Maqedonia 66
Serbia 71
Bosnja 76
Shqipëria 88
Kosova 103
Sigal