Raporti i KLSH, reagon Albpetrol: Shantazh dhe presion i Bujar Leskajt

518
Sigal

TIRANE– Pas kallëzimit penal nga KLSH për administratorin dhe drejtues të tjerë të “Albpetrol” për abuzime, ka reaguar edhe reagimi i kësaj shoqërie. Sipas KLSH, auditi ka zbuluar abuzime që i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 9.5 mln euro, por “Albpetrol”, thotë se ky është një presion dhe shantazh i hapur nga kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj.
 
Në një deklaratë të shoqërisë “Albpetrol”, thuhet se materiali i sotëm nga Kontrolli i Lartë i Shtetit është vijim i presioneve dhe shantazheve të ushtruara prej 4 muajsh nga inspektorët e KLSH. Sipas “Alpetrol”, këto “presione dhe shantazhe janë kryer me urdhër direkt të kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj”.
 
Deklarata e plotë e shoqërisë “Albpetrol”:
 
Shoqëria Albpetrol sh.a është njohur sot me lajmin e shpërndarë në media nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe dëshirojmë që të sqarojmë opinonin publik për të vërtetën mbi këtë rast. Materiali i publikuar sot në media është akti i fundit në vazhdën e presioneve dhe shantazheve që janë ushtruar përgjatë katër muajve të fundit nga inspektorët e KLSH-së mbi një pjesë të drejtuesve të Albpetrol sh.a. Të gjitha këto presione dhe shantazhe janë kryer me urdhër direkt të kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj.
 
Pa dashur që të komentojmë rreth arsyeve personale dhe politike që e shtyjnë këtë person të kryejë veprime të tilla të paligjshme, dëshirojmë që të informojmë opinionin publik lidhur me deklarimet spekulative; të gënjeshtërta; konfuze, por edhe në mospërputhje me raportin përfundimtar të kontrollit të vetë KLSH-së.
 
Kontrolli i Lartë i Shtetit i faturon si dëm ekonomik administratës aktuale të Albpetrol sh.a vlerën 9.1 milionë dollarë në një kohë kur ky dëm është shkaktuar përpara datës 1 tetor 2013, kur ka filluar punë administrata e re. Për më tepër ky dëm është tentuar që të fshihet nga ana e KLSH-së në kontrollin e zhvilluar në Gusht 2013 dhe është zbuluar nga Auditi i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë në muajin Nentor 2013. Për këtë çështje shoqëria Albpetrol sh.a ka depozituar një Kallezim Penal në Prokurorinë e Rrethit Fier më datë 13.12.1013.
 
KLSH bën fajtor Administratën aktuale për njohjen e zbritjes së holluesit të naftës ndërkohë që Marrëveshja për zbritjen e holluesit është nënshkruar në vitin 2011 dhe për më tepër është anuluar si e paligjshme nga administrata aktuale më datë 06.09.2013.

Në mënyrë të qëllimshme KLSH bashkon diferencën prej rreth 5.000 ton naftë bruto bashkërisht në vitet 2013-2014, ndërkohë që kjo diferencë është konstatuar për periudhën përpara datës 1 Tetor 2013. Pra bëhet fjalë për një shkelje të ndodhur në administratën e kaluar dhe që për më tepër Albpetrol sh.a ka depozituar në prokurori dy kallëzime penale për këtë çështje më datat 13.12.1013 dhe 14.01.2014. Në vend që për këtë dëm KLSH të bëjë përgjegjes personat që kanë drejtuar në periudhën kur është shkaktuar humbja, në mënyre abuzive bëhen fajtorë personat që e kanë marrë detyrën më datë 01.09.2013.
 
Për sa i takon dëmit ekonomik të pretenduar nga KLSH të shkaktuar nga largimi i punonjësve nga puna me pushim kolektiv, në mënyrë tendencioze KLSH ia faturon këtë dëm administratës aktuale në një kohë kur kjo administratë nuk ka asnjë vendim gjyqësor të përfunduar. Vendimet e përmendura nga KLSH janë të administratës së kaluar. Vetë KLSH saktëson se dëmi është shkaktuar në vitet 2008-2013, por asnjë herë nuk ia ka cilësuar si dëm administratës së kaluar dhe me papërgjegjshmëri ia faturon drejtuesve që kanë filluar punë në Tetor 2014.
 
KLSH në mënyrë tendencioze deklaron që Albpetrol sh.a ka nënshkruar një kontratë shitje me një kompani koncesionare, në një kohë kur ka dijeni të plotë se Albpetrol sh.a ka arkëtuar shumat për naften që kjo kompani nuk ja kishte dorëzuar Albpetrol në vitet 2011-2012. KLSH nuk ka propozuar asnjë masë për këtë çështje në vitet 2011 dhe 2012, por në mënyrë kontradiktore deklaron se ky veprim ka shkaktuar dëm ekonomik. Ky veprim jo vetëm që nuk ka shkaktuar dëm, por përkundrazi është realizuar një përfitim rreth 2.500.000 USD më i lartë se përfitimi që do të realizohej nëse e njëjta sasi do të shitej me çmimin e ankandeve të viteve 2012 dhe 2013. Çmimi i arkëtuar nga Albpetrol sh.a prej 73.96 USD/barelë është çmimi më i lartë i realizuar në vitet e fundit. Për krahasim, në Gusht 2013 është nënshkruar nga Albpetrol një kontratë për shitjen e 30.000 Ton naftë me çmimin 60% brent, e cila në vlerat e sotme të Brent nënkupton 55 USD/barelë.
 
Megjithse drejtuesit e Albpetrol i bënë me dije KLSH-së dyshimet për paligjshmerine e kësaj kontrate kryetari i grupit, në mënyrë të dyshimtë nuk pranoi ta kontrollojë – See more at: http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/raporti-i-klsh-reagon-albpetrol-shantazh-dhe-presion-i-bujar-leskajt-243286.html#sthash.xS4UQY3C.dpuf