Raporti i KiE: Në Shqipëri mbizotëron gjuha e urrejtjes politike dhe diskriminimi i grupeve të margjinalizuara

68
Komisioni Europian Kundër Racizmit në Këshillin e Europës ka publikuar raportin e pestë për diskriminimin në Shqipëri. Ky raport thekson se pavarësisht disa zhvillimeve pozitive, janë shqetësues intoleranca politike dhe integrimi i dobët i romëve dhe grupeve të margjinalizuara në Shqipëri.
“Nuk ka probleme mes grupeve të ndryshme të popullsisë në Shqipëri, por shqetësime mbeten gjuha e urrejtjes së politikanëve dhe implemtentimi i dobët i politikave integruese për komunitetin rom”, thotë kryetari i komisionit, Christian Ahlund.
Si hap pozitiv është vlerësuar amendimi i Kodit Penal për mbrojtjen e komunitetit LGBT ndaj diskriminimit. Gjithashtu, raporti thekson se Avokati i Popullit ka bërë përpjekje për të ulur gjuhën e urrejtjes mes politikës dhe për adoptimin e Kodit të Etikës.
Sa i përket komunitetit rom, janë bërë përparime në regjistrimet në gjendjet civile dhe braktisja e shkollave prej tyre po pëson ulje. Raporti thekson se qasja në drejtësi e viktimave të diskriminimit mbetet ende problematike. Nuk ka as të dhëna lidhur me to.
Gjithashtu, raporti thotë se çështja e strehimit dhe shkollimi universitar mbeten ende problematike për komunitetin rom. Por pavarësisht implementimit të ligjeve, ka ende probleme diskriminuese me komunitetin LGBT, sidomos me ato individë që kanë dalë hapur.