Raporti i DASH/ “Si po përpiqet të infiltrohet në Shqipëri terrorizimi iranian”

748
Mediat iraniane i bëjnë jehonë raportit mbi Terrorizmin të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, në të cilin theksohet se ky shtet vijoi edhe gjatë vitit 2016-të lidhjet me grupet e terrorizmit, ndërsa paralajmëron vendet e Ballkanit dhe Shqipërinë. Në aktivitetet terroriste të këtij shteti përfshihet sipas raportit: Mbështetje për Hezballahun, grupet në Siri, Irak dhe gjithë Lindjen e Mesme, por edhe mbështetje për grupet palestineze në Gaza.
Sipas, Iran News Update, e cila i referohet raportit të DASH, Irani gjithnjë e më shumë po shton praninë e tij dhe burimet në Europë, e veçanërisht në Ballkan. Në vendet e Ballkanit e shënjestruar është edhe Shqipëria.
“Shqipëria duket të jetë një vend tjetër ballkanik që Irani ka shënjestruar. Reza Shafa, një ekspert nga Irani, e ka quajtur atë një “një pikëmbështetje në kontinentin evropian.” Ashtu si në Bosnje, Irani ka tentuar të infiltrohet në Shqipëri duke krijuar “organizata bamirësie” dhe “organizata kulturore” që shërbejnë si organizata të fshehta për Trupat e Gardës Revolucionare Islamike dhe Ministrinë e Inteligjencës”,- citohet në shkrim.
Në shkrim theksohet se “Qeveria dhe Parlamenti i Shqipërisë arritën një marrëveshje unanime për të lejuar një numër të madh anëtarësh të grupit opozitar Iranian, MEK, që të vendoseshin në Shqipëri vitin e kaluar”.
Shkrimi mbyllet me një paralajmërim: “Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë vigjilente dhe të bashkohet me sanksionet e SHBA kundër IRGC”.

Raporti i DASH/ “Si po përpiqet të infiltrohet në Shqipëri terrorizimi iranian”
Sigal