Raporti EURES: Ja cilat janë profesionet që do të paguhen mbi 4 mijë e 500 euro në muaj

827
Tregu i punës në Norvegji duket se ka mjaft hapësirë për të përfshirë punëtorë të profesioneve të ndryshme. Kjo gjë është bërë e ditur nga zyra evropiane për punësim EURES, e cila publikoi një raport ku rendiste profesionet për të cilat Norvegjia ka nevojë. Gjithashtu EURES saktëson në raportin e publikuar, edhe pagat të cilat vijojnë nga 4 mijë e 500 euro në muaj. Ndërkaq, duket se shteti Norvegjez prioritet të veçantë i ka dhënë profesioneve si inxhinierë, mësues, më së shumti ata të shkencave natyrore, mjekë dhe infermierë, shoferë autobusi si dhe kuzhinierë e kamerierë, pasi njofton se tregu i tij i punës ka hapësirë për këto profesione. Po ashtu raporti i EURES sqaron se Norvegjisë i mungojnë ekspertët për mekanikë, elektronikë, automatikë, hidraulikë dhe ata që kanë të bëjnë me instalimet dhe furnizimin me ujë. Disa profesione të tjera ku ka nevojë për punonjës janë edukatorët e fëmijëve parashkollorë, psikologët dhe shoferët e taksive. Disa nga kompanitë kryesore që kërkojnë punonjës janë “Aker” “Solutions”, “FMC Technologies”, “Statoil”, “National Oilwell Varco”, “Kvaerner”, “Kongsberg Gruppen”, “Aibel”, “Roxar” i “Fabricom”. 
Rregullat e qëndrimit 
Ndërsa sa i përket rregullave të qëndrimit në Norvegji, raporti nënvizon se kërkohet lajmërimi për leje qëndrimi për një periudhë prej 3 muajsh, në stacionin e policisë lokale në vend, apo pasi shtetasit e huaj gjejnë punën e duhur. Shteti norvegjez e lejon të huajin të qëndrojë deri në gjashtë muaj në Norvegji derisa ai të gjejë një punë. Paga nuk është i vetmi përfitim i të punuarit në këtë vend, pasi studimet tregojnë se kushtet e punës atje janë ndër më humanet në botë. Punëtorët lidhin kontratën me shkrim që përfshin 3 deri në 6 muaj punë prove, para se të firmoset kontrata afatgjatë. Paga jepet çdo muaj, ndërsa punonjësit do të punojnë 37.5 në javë, ose 7.5 orë në ditë, me një maksimum prej 40 orësh në javë. Punonjësit nën 30 vjeç kanë mesatarisht 25 ditë pushimi të paguar, ndërsa të gjithë ata mbi moshën 30 vjeç kanë 30 ditë të tilla. Norvegjia është vendi i cili nuk pranon refugjat për t’i strehuar ata në azile, pasi kërkon persona të kualifikuar me arsimin përkatës, ndaj profesioneve të lartpërmendura. 
Sigal