Raporti BlueBox-218/ Anije peshkimi në Shqipëri, jashtë kontrollit të radarëve.

734
Krimi/ Nëpërmjet peshkimit po trafikohet edhe naftë, armë, dhe sasi të konsiderueshme të drogës drejt vendeve perëndimore 
Ndërsa Shqipëria vuan pasojat e kultivim/trafikut të kanabisit dhe dyshimeve për implikim të njësive të kontrollit të kufirit, një zyrtar qeveritar informoi se 218 anije peshkimi janë jashtë kontrollit të radarëve QNOD që prej muajit Prill 2017. “Në total janë 218 anije peshkimi që duhet të jenë të pajisura me një sistem gjurmimi-GPS të quajtur BlueBox. Vetëm 187 anije e kanë të lidhur sistemin ‘BlueBox’ por që prej muajit Prill 2017 nuk funksionon sinjali., sepse kompania private që ofronte shërbimin ka ndërprerë kontratën. Praktikisht anijet e peshkimit në Shqipëri janë prej 10 muajsh jashtë kontrollit QNOD, në kundërshtim me ligjin dhe në shkelje flagrante të kushteve për ruajtjen e sigurisë kombëtare”,-informoi një burim i rezervuar. Sistemi BlueBox është sistem satelitor i mbyllur që transmeton të dhënat e anijeve të peshkimit çdo dy orë kur janë në lëvizje dhe çdo 4 orë kur ato janë të ankoruara në port. (Të gjitha anijet mbi 12m gjatësi kanë detyrim për ta pasur të instaluar sipas ligjit 64/2012 për peshkimin) dhe të drejtën për marrjen e të dhënave dhe monitorimin e anijeve të peshkimit e ka vetëm autoriteti përgjegjës për këtë detyrë sipas ligjit (QNOD). Të drejtën për të bërë ndërhyrje apo mirëmbajtjen dhe ndërrimin e kësaj aparature e ka vetëm enti i përcaktuar nga ministria. Ky sistem është instaluar fillimisht në vitin 2011 si donacion i BE- së por dhe si një nga kushtet për t’u plotësuar nga shteti jonë pjesë e 5 kritereve për çeljen e negociatave dhe e anëtarësimit nga BE-ja raporton hashtag.al. Por një investigim I zgjeruar i Telegraf jepë alarmin për strukturat shtetërore shqiptare , ato të vendeve të BE dhe jashtë sajë në veri dhe jugperëndim për trafikun e drogës nga fabrikat të veçanta peshkimi,trafikun e naftës, armëve etj. Mjafton të përmendim faktin që vetëm para 2 vitesh ish ministër i Mjedisit dha alarmin dhe u kërkojë drejtuesve të peshkimit të nisnin veprimet për vendosjen e sistemit të gjurmimit-GPS të quajtur BlueBox dhe kjo ndodhi pas rrëmbimit të anijes së peshkimit nga porti i Durrësit drejt vendeve të Mesdheut. Pra vendosja e këtij sistemi shërben si masë sigurie për çdo situatë të rëndë kriminale ,kushteve atmosferike por edhe parandalimit të trafikimit të drogës, lëndëve të ndryshme toksike ,armëve etj nga vendet e lindjes drejt Mesdheut dhe Perëndimit. Burime pranë organeve të specializuara antidrogë të BE por edhe të DEA amerikane kanë shprehur prej kohësh shqetësimin për trafiqet e ndryshme që bëhen nga disa mjete lundruese shqiptare drejt vendeve të ndryshme të rajonit. Të mos harrojmë se edhe trafiku i naftës nga Italia në Shqipëri duke eliminuar akcizën në sasi që arrijnë deri në 10 ton dhe kapja e disa prej këtyre mjeteve është një shembull tipik që në këto cisternë fare mirë janë dhe mund të transportohen sasi të tëra me drogë. Por veç kësaj një shqetësim i madh për perëndimin dhe SHBA janë edhe sinjalet e organeve të specializuara të antidrogës se disa nga bizneset e shumta të peshkut në Shqipëri bashkë me prodhimin,shkëmbimin e produkteve të detit ,konservojnë brenda tonelatave të eksportit edhe sasi të konsiderueshme të drogës dhe nënprodukteve të tyre. Këto sasi qarkullojnë transit nga Shqipëria drejt vendeve periferike të Evropës perëndimore dhe prej andej futen në zemër të vendeve të BE,pasi edhe dyshimet janë më të pakta. 
Sigal