Rama: Vila qeveritare në Sarandë kthehet në mjedis për komunitetin

508
Vila qeveritare në Sarandë nuk do të jetë më pronë shtetërore, pasi do t’i kalojë Bashkisë Sarandë me qëllim që të kthehet në EkoKampus me kopshte dhe shkolla të gjelbra dhe mjedise komunitare.
“Për çfarë na duhet vila qeveritare në Sarandë? Do e bëjmë kampus arsimor. Vila do të bëhet kopsht dhe pranë saj do të ndërtohen dhe shkolla 9-vjeçare dhe gjimnaze. Do të jetë një shembull i rilindjes urbane”, u shpreh Rama gjatë një takimi elektoral në Konispol.
Ndërsa në faqen e tij në “Facebook”, kryeministri postoi disa foto të mjedisve të vilës qeveritare në Sarandë. 
Sigal