Rama: UEFA nuk bëri drejtësi FSHF të nis betejën gjyqësore

73

IRANE – Për kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama vendimi i dhënë sot nga UEFA për ndeshjen Serbi-Shqipëri nuk është aspak i drejtë. Në një reagim në rrjetet sociale, kryeministri Rama inkurajon Feredatën Shqiptare të Futbollit që të vazhdojë betejën gjyqësore kur këtij vendimi.

“FSHS bën mirë të mos hapë betejë gjyqësore deri në fund! Sot nuk u bë drejtësi për atë që ndodhi në stadiumin e Beogradit. Forca Shqiëpria”, shkruan kreu i qeverisë.

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë UEFA-s vendosi mëngjesin e së premtes t’i japë fitoren në tavolinë Serbisë 3-0, por jo 3 pikëshin. Dy federat gjobiten me nga 100 mijë euro ndërsa Serbia do të luajë edhe dy ndeshje pa tifozë. Në këtë vendim UEFA nuk dha asnjë dënim sa i përket dhunës ndaj lojtarëve shqiptarë dhe koreve raciste të rreth 30 mijë tifozëve serbë ndaj shqiptarëve.