Rama: Situata e gripit, drejt përmirësimit

52

Kryeministri Edi Rama
ka mbledhur Këshillin Kombëtar të Emergjencave për situatën e motit në vend,
dhe problematikat e hasura. Rama tha se situata me gripin është drejt
përmirësimit pasi është ulur numri i të prekurve në spitale. Për kreun e
qeverisë situata është në kontroll.

Kreu i emergjencave Shemsi Premçi tha se temperaturat më të ulëta janë
regjistruar në Vermosh dhe në një fshat të Librazhdit. Për Premçin problem
është akulli dhe ngricat në rrugë. 

Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj vuri në dukej problemin me
ujësjellësat, me ngrirjen e tubacioneve për shkak të temperaturave të ulëta.
Përsa i përket akseve kryesore nacionale rrugore, ministri tha se po mirëmbahen
dhe janë të gjitha të kalueshme. Edhe aeroportet e Rinasit dhe të Kukësit janë
në gatishmëri për ndonjë emergjencë të veçantë.

Përsa i përket furnizimit me energji elektrike ministri Damian Gjiknuri tha se
janë disa njësi të vogla në veri ku ka mungesë të energjisë. Defektet tha ai
janë rregulluar në kohë rekord nga OSHEE.