Rama “selfie” me të rinj të PD: Pas së dielës drejtimi i duhur dhe për ta

579
TIRANË – Intervistimi i dy liderëve politik të vendit në të njëjtën kohë në dy stacione të ndryshme televizive pranë njëri-tjetrit ka bërë që kryeministri Edi Rama të takojë jo Bashën, por disa simpatizantë të Partisë Demokratike të cilët nuk kanë nguruar të bëjnë edhe një “selfie” me kreun e qeverisë.
Fotot janë postuar nga kryeministri Rama në rrjetin social Twitter, dhe janë shkrepur në ambientet e një lokali pranë televizioneve, ku kryedemokrati Basha dhe kryesocialisti Rama dhanë intervistat.
“Mbrëmë rastësisht e miqësisht me të rinj të PD:-) Tirana do të ecë në drejtimin e duhur edhe për ta pas 21 qershorit!”, -shkruan Rama në Twitter.
Te rinjte e Partise Demokratike mbeshteten liderin demokrat Basha ne studion e “Opionion” ku ishte i ftuar. 
Sigal