Rama: Rilindja urbane në Fier, transformohet bulevardi

734
Kryeministri Edi Rama deklaron se përmes Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane për transformimin rrënjësor të qyteteve të Shqipërisë për më shumë hapësira publike në shërbim të qytetarëve, bulevardi i qytetit te Fierit është trasformuar rrënjësisht. Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook paraditen e të premtes shprehet: “Bulevardi i transformuar i Fierit, ku përmes Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane është krijuar një hapësirë publike tërësisht e re për këmbësorët dhe biçikletat, janë restauruar të gjitha godinat ekzistuese, si dhe është rritur ndjeshëm vlera e apartamenteve dhe njësive tregtare”. Kryeministri Rama çdo ditë sjell në vëmendje trasformimin që po marrin qytetet e vendit në kuadër të Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, ku sot vjen qyteti i Fierit edhe nëpërmjet imazheve të postuara në statusin e tij.
Sigal