Rama -qytetarëve në Vlorë: Ja projekti i Lungomares

1078
Sigal

 

Kryeministri: Ky projekt zgjidh marrëdhënien ndërmjet detit dhe qytetit

Projekti i vijës bregdetare të Vlorës, “Lungomare” është prezantuar sot në sheshin “Pavarësia” të Vlorës, për qytetarët, në prani të Kryeministrit Rama. Nëpërmjet ekranit, ku shfaqeshin imazhet e projektit, qytetarët morën edhe mesazhin e Kryeministrit Rama, bërë muaj më parë për këtë vepër, që ai e konsideronte si “siparin e “Rilindjes” për Vlorën”. Projekti , tashmë i përfunduar, iu shfaqet qytetarëve në detaje nga Ministria e Turizmit, nëpërmjet prezantimit të arkitektëve dhe inxhinierëve të dy studiove që e punuan atë. Firma belge: Kemi përfunduar faqen e parë të projektit, nga “Pavarësia” tek porti. Arkitekti i firmës belge tha në fjalën e tij: Kemi arritur në përfundimin e fazës së parë të projektit që shkon deri tek porti. Ne kemi kryer katër dërgesa publike për mjedisin. Tani ne po mendojmë pjesën e dytë nga porti deri tek Pylli i Sodës”. Më pas, ai, ia la fjalën, arkitektit shqiptar të studios lokale. Arkitekti i studios lokale tha: “Si fillim, ne kemi bërë një analizë të qytetit të Vlorës, që lind larg detit. Ky projekt zgjidh marrëdhënien ndërmjet detit dhe qytetit”. Në fillim Ministria e Turizmit hapi prezantimin “Ju kemi ftuar të mblidhemi së bashku në këtë hapësirë publike të qytetit të Vlorës, – tha një përfaqësuese e Ministrisë së Turizmit, – për të folur për një hapësirë publike edhe më të spikatur të qytetit të Vlorës. Sot jemi mes jush për shëtitoren e vijës bregdetare të Vlorës ose “Lungomaren” sikurse e quani ju mes njëri –tjetrit. Projekti për rijetëzimin e kësaj vije nga këtu deri tek tuneli ka përfunduar me të gjitha detajet dhe është gati për t’u realizuar. Para se të fillojnë punimet e zbatimit dhe sikurse premtuam, erdhëm sërish para jush për të prezantuar me detaje sesi do të transformohet ky segment i vijës bregdetare. Sot kemi mes nesh dy studio profesioniste, që kanë bashkëpunuar midis tyre për të realizuar projektin e detajuar të kësaj faqeje dhe vazhdojnë të punojnë ndërkohë, për të përfunduar detajimet e projekti të dytë që shtrihet nga këtu deri në zemër të pyllit të Sodës. Përshkrimet e detajuara do t’i dëgjojmë direkt prej tyre dhe projektin do të keni mundësinë ta merrni edhe me vete nëpërmjet materialeve hulumtuese.”