Rama: Prurjet e reshjeve do shtohen, por shteti është në këmbë (Foto)

619
Kur shumë zona të vendit janë nën ‘pushtetin’ e ujit pas reshjeve të dendura të shiut, kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën. Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Rama thekson se situata ishte paralajmëruar. Ai paralajmëroi se janë marre masa për menaxhimin e situatës në basenet e lumenjve Vjosë, Shkumbin dhe Seman ku priten edhe prurje të shtuara.
MESAZHI I RAMES:
Siç e parlajmëruam jemi në situatë të jashtëzakonshme nga rreshjet e dendura dhe papushim të dy ditëve të fundit. Kjo situatë po përballohet me angazhimin maksimal të të gjithë strukturave shtetërore, të cilat ishin të gatishmëri të plotë dhe prej mbrëmjes së djeshme janë në krye të detyrës duke ndihmuar qytetarët e familjet e prekura.
Gjatë natës janë shpëtuar nga përmbytjet dhe akomoduar në kushte të sigurta 315 persona. Gjatë ditës së sotme pritet rëndim i gjendjes, veçanërisht në pjesën jugore të vendit. Janë marre masa për menaxhimin e situatës në basenet e lumenjve Vjosë, Shkumbin dhe Seman ku priten edhe prurje të shtuara. I gjithë shteti është në këmbë dhe do të jetë pranë jush, ditë e natë për të përballuar situatën e për të garantuar sigurinë e jetës deri në normalizimin e plotë të situatës. Lutem bashkëpunim me Forcat e Armatosura, strukturat e emergjencave civile, bashkitë e prefekturat, në përpjekjet e tyre për sigurinë e jetës suaj në radhë të parë.




Sigal