Rama: Në shtator konkurs ndërkombëtar për bregdetin e Himarës

473
Sigal

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një tjetër projekt për vijën bregdetare. Në një postim në rrjetin social Twitter, Rama shkruan se në shtator çelet dhe konkursi ndërkombëtar për Bregun e Himarës së re e për rehabilitimin e fshatrave të saj të bukur. Plani për rehabilitimin e bregut të Himarës pason atë të Vlorës, projekti fitues i së cilës u shpall 10 ditë më parë nga studioja belge që dorëzoi projektin e përfundimtar të fazës së parë të ndërtimit, që nis nga Porti i qytetit deri te Tuneli.  Themeluesi i studios belge tha se, projekti e bën shëtitoren të dallueshme gjatë gjithë kohës, zgjidh çështjen e trafikut nëpërmjet një bypass-i, siguron transport publik, parking, si dhe ajo që konsiderohet shumë e rëndësishme, ruan gjelbërimin dhe njëtrajtshmërinë e shëtitores. Ky projekt, sipas specialistëve, pritet që të krijoj kushte sa më të mira për një nga perlat e vendit tonë, bregdetin e virgjër të Himarës. Ndonëse nuk jepen në hollësi, projekti parashikon një sërë masash paraprake, ndër të cilat edhe prishjen e shumë ndërtimeve pa leje që janë ndërtuar këto vite në këtë zonë. Në këtë projekt, siç mësohet, janë përfshirë dhe mendimet e komunitetit vendas. Projekti për bregun e  Himarës pason projektin “Lungomare’ në Vlorë, në materializimin e të cilit janë angazhuar kohë më parë shumë studio të njohura ndërkombëtare.