Rama në Elbasan: “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”, t’i japim shtysë reformave

557
Nga qyteti i Elbasanit, kryeministri Edi Rama shprehu vendosmërinë për të vijuar reformat. Në turin me moton “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”, shefi i qeverisë theksoi se ka ardhur momenti për t’i dhënë një shtysë edhe më të fortë reformave. “Në këto 2 vjet kemi nisur një operacion në të gjithë sektorët”, tha Kryeministri Rama, i cili shtoi se, “2 vjet më parë gjetëm një situatë katastrofike, në prag të një kolapsi energjitik dhe financiar”.

“Kemi përpara pjesën më të rëndësishme të betejës sonë për të pastruar Shqipërinë duke qeverisur vendin. Në këto dy vjet kemi filluar një operacion të shtrire horizontalisht në të gjithë sektorët e jetës ekonomike të vendit dhe ky është një moment kyç, kur duhet t’i japim një shtysë edhe më të fortë reformave dhe duhet të synojmë që të marrim hap pas hapi dhe rezultate të drejtpërdrejta nga këto reforma, që janë rezultate që nuk vijnë menjëherë, por që kanë një rëndësi shumë të madhe, pasi krijojnë energji pozitive dhe besimi të vazhdueshëm tek procesi i reformave.”- theksoi shefi i qeverisë. Duke folur për situatën e energjisë, Rama tha se, qeveria e gjeti vendin në një kolaps total, ku kompania e shpërndarjes së Energjisë kishte mbledhur një borxh prej 1 miliardë dollarë.

“Kompania e shpërndarjes së energjisë ishte në buzë të humnerës. Akumuloi 1 miliardë dollarë borxhe nga vjedhjet që po bëheshin masive dhe nuk u mendua asnjë ditë që të ripërteritej rrjeti i shpërndarjes”, shtoi Rama. Procesi i reformave, theksoi ai, “është shumë i rëndësishme. Sot ne jemi në betejë për informalitetin ekonomik. Ata që kishim më parë nuk patën qëllim të ndërtojnë shtetin. Ne zeruam taksën për biznesin”. Rama shprehu vendosmërinë për të vijuar reformat dhe theksoi se ka ardhur momenti për t’i dhënë një shtysë edhe më të fortë atyre.
Sigal