Rama me punonjësit e adiminstratës “Në themel konkurenca dhe merita”

547
Sigal

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me punonjësit e rinj të administratës publike, të cilët kanë rezultuar fitues në konkursin për vendet vakante në Departamentin e Administratës Publike.
 
Shefi i qeverisë tha se po hapet një faqe e re për adiministratën, ku në themel janë vendosur konkurenca dhe merita. Sipas Ramës ligji i ri për administratën publike është një sfidë, e ndërsa sipas tij ka një potencial transformues.

“Është inkurajuese që në këtë proces shumë të vështirë, i cili është i minuar nga një mosbesim, të mund të çelim një faqe të re të panjohur më parë duke vendosur në themel, konkurencën dhe meritën. Është një process që ka një potencial transformues jo vetëm për Adiministratën. Ligji që ka hyrë nq fuqi i bie ndesh traditës, mendësisë dhe zakoneve tona. Është një ligj sipas Bashkimit Evropian, na sfidon të gjithëve, duke na vendosur përballë domethënien e gjithë kësaj historie llafesh për Shqipërinë europiane. Janë jo vetëm të vështira por dhe me shijë të hidhur për tu arritur”, deklaroi Rama.

Rama: Ju nuk jeni këtu falë partisë
Kryeministri tha se këtë proces e kanë paragjykuar shumë njerëz, dhe ata që kanë konkuruar dhe nuk e kanë fituar.  Por kryeministri paralajmëroi punonjësit e administratës se ata do të përballen me testim të tjera, pas konkursit për të fituar një vend pune.
 
“Ka një thënie aristoteli: rrënjet e dijes janë të hidhura, frutet janë të ëmbla. Për të arritur deri tek frytet, procesi është i dhimbëshëm, i hidhur. Ndërsa ju po flisnit, unë po mendoja se çfarë mendojnë 5200 të tjerë që s’kanë fituar. Meqë ne nuk pranojmë dështimin, jemi këtu ku jemi, nuk kemi ditur kurrë të pranojmë dështimin e pastaj të ndërtojmë suskesin. 99% mendojnë se kanë humbur padrejtësisht, dhe mendojnë se jeni këtu falë partisë, falë parave. Edhe ju po të mos kishit fituar do kishit menduar të njëjtën gjë. Është e domosdoshme të ecim në kokëfortësi në këtë rrugë që kemi nisur”, deklaroi kryeministri Rama.
 
Harito: Procesi ishte totalisht transparent
Ministrja e Inovacionit, Milena Harito theksoi se procesi i përzgjedhjes së punonjësve të rinj të Administratës ishte totalisht transparent, i modernizuar dhe me standarde.
“Ju jeni dëshmitarët e parë të një momenti historik për administratën shqiptare. Hyni në administratë me një kompeticion të fortë, jeni 38 vetë nga mijëra që synonin të hynin në administratë. Ju hyni në administratë me kritere të përbashkëta për të gjithë. Të gjithë ju i keni plotësuar standardet e kërkuara. Procesi ishte totalisht transparent, i modernizuar dhe totalisht me standarde. Ju presin sfida në institucionet ku do shkoni”, deklaroi ministrja Harito.