Rama me ministren e re prezantojnë masterplanin për QSUT-në

545
Menjëherë pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar, kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e re të Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë prezantuar masterplanin e ri për Qendrën Spitalore Universitare. Rama tha se investimet e mëdha do të nisin në muajin maj ndërsa theksoi se koncensionet janë një arritje e 3 viteve pasi sot opacientët marrin shërbime cilësore.

Rama: Këto janë PPP të shëndetshme, që na japin mundësinë të japim shërbim më të mirë dhe të kemi një kohë te arsyeshme shlyerje duke bërë më shumë investime. Pra 500 mld lekë për shëndetësinë në një vit janë shumë. 7 salla të reja opëeracionit të standardeve europiane që do furnizohen me pajisje të reja mjekësore, spitali i ri për sëmundjet e brendshme. Për të gjitha me radhë nga kaordiologjia, tek hematologjia dhe sëmundje të tjera të brendshme. Njësia e rehabilitimit fizik, rikonstruktimi rrënjësor dhe zgjerimi i pediatrisë dhe me një kosto 34 mln euro është dicka që para 3.5 viteve dukej një përrallë.
Sigal