Rama inaguron Qendrën Kombëtare të Urgjencave Mjekësore, ja numrat falas: 112 dhe 127

526
Kryeministri Edi Rama ka përuar sot Qëndrën Kombëtare të Urgjencave Mjekësore.

“Reforma e Urgjencës Mjekësore, – tha ai në fjalën e rastit në sallën operative, – garanton një ndryshim rrënjësor dhe të vonuar 25 vjet. Për më pak se një muaj (pas kësaj periudhe testimi/kolaudimi), Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore, me trurin e instaluar elektronik, do të marrë thirrjet në kohë reale nga i gjithë vendi dhe do të komandojë e koordinojë lëvizjet e autombulancave e të ekipeve mjekësore, në gjithë territorin. Shkurtim drastik i kohës së shërbimit, monitorim elektronik i lëvizjes së mjeteve, raportim në kohë reale i kryerjes së çdo shërbimi urgjence sipas minutazheve të përcaktuara. Dy numra FALAS, 112 dhe 127, do të jenë 24 orë në dispozicion të qytetarëve dhe çdo thirrje do të përpunohet në çast.”
Sigal