Rama: Himara dhe Qeparoja, potenciale turistike

487
Kryeministri Rama inspektoi punimet që po bëhen në bregun e Jonit, një projekt që në optikën e qeverisë do ta kthejë Qeparonë dhe Himarën në një potencial turistik. Himara me një fond prej 233 mln lekë dhënë nga qeveria po i nënshtrohet rikualifikimit urban, duke i dhënë fund kështu sic kryeministri kaosit shumëvjecar në këtë qytet.

Rama: Pas 20 e kusur vitesh i jep mundësinë Himarës që të jetë jo vetëm vendi ku njerëzit vijnë sepse vijnë, por edhe vendi ku marrin shije krejtësisht tjetër dhe hap rrugën e një ripërtëritjeje edhe urbane, edhe mjedisore, edhe shpirtërore, pasi u godit keq shumë edhe Himara në identitetin e vet dhe u mbulua nga pluhuri e balta estetike e bathorizimit. Kryeministri ishte edhe në Qeparo, ku ka nisur punimet për vazhdimin e shëtitores, segmenti i parë i sëcilës përfundoi para nisjes së sezonit turistik të këtij viti. Epiqendër e shëtitores do të jetë sheshi Panoamik ku do të shihet gjiri i Qeparoit dhe do të vendosen edhe shërbime të ndryshme.
Sigal