Rama: Do të rigjallërojmë hapësirën tek Parku i Liqenit

471
Ditën e sotme u hap konkursi për transformimin e hyrjes së Parkut të Liqenit në Tiranë. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se projekti fitues do i hapë rrugën programit të ri transformues për të gjithë parkun e integruar të Tiranës. Duke u shprehur se ky është një projekt me rëndësi, Rama tha se u jepet më shumë hapësirë në dispozicion studentëve.
“Do të krijojmë një hapësirë të përbashkët mes hapësirave të ndara ekzistuese në kryeqytet. Për këtë konkurs kanë shprehur interes shumë studio të huaja, që i falenderoj për ardhjen e tyre në Shqipëri. Projekti i hap rrugë programit transformues te parkut. 
Do të ketë më shumë hapësira në dispozicion të studentëve. Parku i liqenit është një hapësirë me potencial të madh, dhe projekti ka një rëndësi të veçantë. Në fund të ditës, do të kemi një tjetër projekt me vlerë për të çuar përpara projektin e transformimit të qytetit tonë”, u shpreh kryeministri Rama.
Sigal