Rama dhe Basha urojnë Pavarësinë e Kosovës

534
Kryeministri Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha kanë zgjedhur rrejtet sociale për të uruar Pavarësinë e Shtetit të Kosovës.
Rama dhe Basha, kanë publikuar nga një urim të shkurtër në FB, të shoqëruar me nga një foto, që ka simbol pavarësinë e Kosovës

Uron Rama dhe Basha
“Mirënjohje përjetë heronjve dhe luftëtarëve të pavarësisë së Kosovës! Gëzuar!” shkruan Rama
Ndërsa Basha shkruan: “Gezuar Pavaresine e Kosoves!”

Urimi i Presidentit Nishani
Edhe Presidenti, Bujar Nishani i ka përcjellë homologes së tij të Kosovës urimin në këtë 8 vjetor të pavarësisë. Nishani i garantoi Kosovës se do ti qëndrojë gjithmonë pranë saj në hapat e mëtjeshme shtetformuese.
“Përfitoj nga rasti që në këtë ditë të rëndësishme, jo vetëm për shtetasit e Kosovës por edhe për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, të përshëndes përpjekjet e jashtëzakonshme dhe arritjet e deritanishme në ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve, duke sjellë më shumë stabilitet e begati për Kosovën, si dhe shndërruar atë në faktor të rëndësishëm bashkëpunimi e kontribuesi për paqen në rajonin e Evropës Juglindore. Ju siguroj se, Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë Kosovës në të gjitha hapat e saj shtetndërtuese, e bindur se maturia politike dhe përgjegjshmëria shtetërore e demonstruar gjatë këtyre tetë viteve pavarësi, do të vijojnë të shoqërojnë përpjekjet e mëtejshme për konsolidimin e institucioneve dhe kurorëzimin në një kohë të afërt të liberalizimit të regjimit të vizave, si dhe për avancimin e procesit të integrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian.”
Elizabeth II e Mbretërisë së Bashkuar uron pavaresine e Kosoves
Mbretëresha Elizabeth II e Mbretërisë së Bashkuar e ka uruar presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
“Është kënaqësi e madhe t’i dërgoj Shkëlqesisë Suaj urimet e mia me rastin e festimit të Ditës tuaj kombëtare, bashkë me dëshirat më të mira për fat dhe lumturi popullit të Kosovës në të ardhmen,” thuhet në urimin e Mbretëreshës Elizabeth, njofton ambasadori i Kosovës në Britani, Lirim Greiçevci në Facebook.
Sigal