Rama: Dëshmon për CEZ, marrëveshja u zgjidh me mirëkuptim për shkak të situates

575
Sigal

Në dëshminë e tij para Komsionit parlamentar
Hetimor për rimarrjen nga shteti shqiptar të aksioneve të CEZ Shpërndarje,
kryeministri Edi Rama tha se zgjidhja me mirëkuptim ishte më e mira bazuar në
shumë faktorë dhe se Shqipëria nuk kishte asnjë shans për të fituar në
Aarbitrazh kundër çekëve.

“Zgjidhja ka qenë spektakolare sepse i ka hapur rrugën një kthese historike në
një sektor që rrezikonte jo të kolapsonte vetë, por të merrte me vete gjithë
vendin”, deklaroi Rama.

Kryeministri tha se qeveria çeke e pati qëndrim të ashpër kundrejt Shqipërisë
për këtë çështje para marrjes statusit kandidat.

“A do të qëndronte qeveria çeke deri në sekondën e fundit në pozicionin
bllokues sikur marrëvshja mos ishte zgjidhur përpara votimit apo jo këtë nuk e
di, por ekzistonte mundësia që qeveria çeke të përdorte veton. Ashtu sikundër
nuk përjashtohet mundësia që qeveria çeke të bënte presion maksimal që ne si
vend ende jo kandidat do të sugjestionoheshim nga presioni. Ajo që ju them
është që sugjestioni i qeverisë çeke përsa më takon ka qenë zero”, vijoi shefi
i qeverisë shqiptare.

Rama tha po ashtu se arritja e marrëveshjes me mirëkuptim u përshendet nga
Banka Botërore dhe se qeveria e mëparshme e pati dobësuar pozicionin e
Shqipërisë në Arbitrazhin ndërkombëtar.