Rajmonda Bulku përgënjeshtron Ramën: Ndërto teatër të ri, jo duke shkulur të vjetrin!

953
Sigal

Aktorja dhe ish-deputetja e PD, Rajmonda Bulku ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës që citonte një qëndrim të disa kohëve më parë të saj për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bulku shprehet se është për ndërtimin e një Teatri të ri, por jo duke shembur të vjetrin.

“Unë jam për një teatër të ri, dhe i qëndroj deklaratave të mia, por jo në dhunim të ligjeve, kolegëve, miqve e shokëve të mi! Respekto traditën! Ruaje historinë! Ndërto teatër të ri, jo duke shkulur të vjetrin! Jam larg dhe me vjen keq që mungoj të jem mes kolegesh në teatër …!!!! Në krahët e mi mbaj mbesën time që më mrekullon dhe dëshiroj që të bëhet aktore teatri….!!!”,- shkruan Rajmonda Bulku.

Paraditen e sotme, Edi Rama deklaroi se teatri do të prishet dhe solli se shembull një deklaratë të bërë nga Bulku disa kohë më parë.