Me ligjin e ri për të Drejtën e Autorit që hyri në fuqi më 20 Tetor 2016 Shqipëria i dha përgjigjen ligjore një kërkesë dhe kritike të vazhdueshme në progres raportet e Komisionit Evropian!
Ndryshimi në këtë drejtim, nuk kërkohet vetëm në letër por në praktikë.
Ndaj detyra për të monitoruar dhe inspektuar zbatimin e respektimit të Pronësisë Intelektuale i është caktuar Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut pranë Ministrisë së Ekonomisë.
Raif Gorana, përgjegjës i sektorit të inspektimit thotë se kjo do të bëhet mbi bazën e një koncepti të ri, online dhe të bazuar mbi bazën e sistemit të njohur të menaxhimit të riskut.
Gorana: Inspektimi ka hyrë në një fazë të re, që është inspektimi online, gjithmonë duke u bazuar në analizën e riskut. Nuk do jetë me ajo bezdisja e inspektorëve në mënyrë të një pas njëshme ose pse jo edhe të panevojshme.
Ligji parashikon gjobë nga 100 mijë deri në 1 milion lek për shkelësin e të drejtave të autorit, por Gorana thotë se qëllimi mbetet ndërgjegjësimi dhe jo ndëshkimi
Gorana: Qëllimi i inspektoriatot tonë nuk është për marrjen e masave administrative sesa ka të bëjë me sensibilizimin e këtyre përdoruesve. Gradualisht do ti afrohemi standardeve europiane.
Në Shqipëri përllogariten rreth 40 mijë përdorues të veprave që lidhen me të drejtën e autorit, të ndara në katër kategori kryesore, krijime artistiko letrare, programe kompjuterike, veprat audiovizuale dhe ato të artit.