Radhë të gjata në pikën kufitare të Kapshticës, Greqia kthen 300 persona

546
Qytetarët shqiptarë ende vijojnë të sorollaten në pikat kufitare pavarësisht marrëveshjes Shengen e cila u jep atyre lirinë e lëvizjes. Rasti i fqinjit grek i cili shpesh bën kthime masive të qytetarëve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është rikthyer . Në 24 orë pala greke ka kthyer të paktën 300 qytetarë shqiptarë të cilëve u ka kërkuar që të kenë me vete shuma marramendëse lekësh si garanci për qëndrimin e tyre.
Shkak për kthimet duket se është bërë dyshimi nga pala greke se këta qytetarë nisen drejt Greqisë për punësimin sezonal. pasi në këtë kohe përtej kufirit mblidhen ullinjtë Prej disa ditësh qytetarët shqiptarë janë privuar nga e drejta e tyre për të lëvizur të lirë në zonën Shengen si pasojë e kthimeve mbrapa që po kryhen nga pala greke në shifra të konsiderueshme. Ndërkaq autoritetet tona kanë kërkuar një takim me homologët për zgjidhjen e situatës 
Sigal