Radarët dhe 13 denoncimet që çojnë në prokurori Kodhelin

865
Përparim HALILI
Mimi Kodheli thirret në prokurori për radarët dhe tërheqjen e 13 denoncimeve për ish-ministrat e PD-së
Ndër emrat e deputetëve, politikanëve, ministrave dhe ish-ministrave, kryebashkiakëve e ish-kryebashkiakëve të çdo pushteti të 15 viteve të fundit, që po dalin këto në media e po trajtohen si “lëndë e parë” për “Veting”-un, bëhet me dije se është edhe ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Burime të “Telegraf” nga Ministria e Mbrojtjes, na informuan se tre ditë më parë, në Ministrinë e Mbrojtjes ka shkuar “Fletë-Thirrja” për 5 zyrtarë të lartë të këtij institucioni, të cilët do të pyeten në lidhje me Radarët dhe disa “çështje” të tjera, që i ka menaxhuar ish-ministrja Kodheli, së bashku me ta si ekip i afërt i besuar, por edhe administrativ e ligjor,, për shkak të funksioneve që kanë. Paralelisht me këta, për të njëjtat çështje, thuhet se është thirrur edhe ish-ministrja Kodheli, aktualisht deputete e PS-së e transferuar në zonë tjetër elektorale, por lënë në hije edhe në angazhimet e strukturave partiake të PS. Sipas informacionit, Mimi Kodheli do të merret në pyetje pas ish-vartësve të saj, të cilëve do t’u kërkohen dëshmi për shumë probleme të sektorit ushtarak, ekonomik, financiar dhe luftës kundër korrupsionit, që ish-ministrja ka urdhëruar e ka firmosur! Çështja bazë për të cilën do të pyetet ish-ministrja Kodheli është bllokimi i Sistemit të Radarëve, baza ligjore për ndryshimin e firmës koncesionare të tyre, afatet kohore dhe vlerat e kontratës, procedurat administrative e ligjore të prokurimit dhe specifikimeve, por mbi të gjitha shkaku i nxjerrjes jashtë funksionimit të radarëve, me pasojë mos-njoftimin dhe mos-zbulimin trafiqeve të drogës e gjithçka kriminale në hapësirën detare! Po kështu, Kodheli do të pyetet për 234 procedurat e prokurimit me vlera të larta monetare, 80% e tyre me shkelje të rënda ligjore, me bazë klientelizmin dhe ofertat fiktive me vlerë 2-3 herë më tepër! Do të pyetet për 13 denoncimet me karakter ekonomik-financiar e ushtarak, që ajo ka depozituar në prokurori për ish-ministrat e qeverisjes “Berisha 1-2” në vitet 2005-2013, por që më pas i ka i ka tërhequr ato pa dhënë asnjë motiv, përveç shënimit: “Me vullnetin tim”! bëhet fjalë për denoncimet e bujshme anti-korrupsion e deri anti-kombëtare, për të cilat ish-ministrja deklaroi publikisht se kishte prova të shumta e se nuk do të tërhiqej nga kjo betejë. Bëhet fjalë për padinë e saj, ndaj ish-ministrit Arben Imami dhe ndaj 9 ish-vartësve të tij, lidhur me procedurën e dy reklamave të realizuara nga Ministria e Mbrojtjes për Forcat e Armatosura, me vlerë 1.2 milionë euro, dhënë gjatë vitit 2013, paçka se kjo akuzë u rrëzua nga vetë prokuroria si e pa argumentuar! Bëhet fjalë, për denoncimet për VKM-të e qeverisë “Berisha-2” që kthyen SHQUP-in dhe shtëpitë e oficerëve në zyra për PD! Po kështu, do të pyetet për denoncimet lidhur me shitjet e objekteve trojeve në repartet ushtarake. Do të pyetet për denoncimin, në lidhje me zhdukjen e dokumenteve nga dosja “Gërdeci”. Do të pyetet për denoncimin që ka bërë lidhur me blerjen dhe përdorimin e helikopterëve për “Video-klipe” këngëtarësh dhe transporte familjare! Do të pyetet për dosjen financiare të demontimit të municioneve në disa zona! Do të pyetet për skandalin e gradave në ushtri, për fondin e ushqimit, për shpenzimet ne rastet e emergjencave. Do të pyetet për shumë dosje të tjera të mbyllura, pas tërheqjes së denoncimeve, por edhe për dosje me skandale që kanë firmën e ish-ministres Kodheli!
Sigal