Qyteti i Bulqizës mbetet pa ujë

612
Qyteti i vjetër i Bulqizës ka më shumë se 24 orë pa ujë të pijshëm si pasoje e rrëshqitjes te stokut të kromit të zonës D.
Rrëshqitja ka shkëputur tubacionin kryesor të ujit të pijshëm që furnizon të gjithë qytetin, përfshi edhe spitalin rajonal.
Ekspertët thonë se rrezikohet të ketë edhe rrëshqitje masive të tjera, pasi kjo zonë paraqet rrezikshmëri të lartë. Shembja ka dëmtuar edhe një prej godinave pranë minierave të zonës D.
Megjithëse kanë kaluar 24 orë nuk është marrë asnjë masë për riparimin e defektit. 
Sigal