Qytetari dhe europianizëm, fëmijët zbukuruan Tiranën

587
Sigal

Protesta e sotme,  e nënta kombëtare që prej 16 shkurtit, ishte më e madhja që ka parë Tirana gjatë viteve të tranzicionit.

Por një detaj i veçantë i kësaj proteste ishte edhe pjesëmarrja e madhe e shqiptarëve së bashku me familjet dhe fëmijët e tyre.

Apeli i kreut të PD, Lulzim Basha, i cili pas fake news-ve në mediat e qeverisë se në protestë do të kishte dhunë, u dëgjua nga të gjithë shqiptarët që zgjodhën të dilin në protestë së bashku me fëmijët e tyre, si gjest demokracie, qytetarie dhe evropianizimi.

Edhe bashkëshortja e kreut të PD, Aurela Basha ishte gjithashtu e pranishme në protestë së bashku me dy vajzat e tyre, Viktoria dhe Dafina.