Qytetarët të padisin në Gjykatë AKEP për fikjen e antenave celulare

496
Sigal

Dje Koalicioni Qytetar Për Shqipërinë analizoi me detaje ngarjen e rëndë të fikjes së antenave celulare nga kompanitë celulrare me urdhër të paligjshëm të AKEP.

AKEP me kërkesë të Policisë dje i dha urdhër 3 kompanive celulare të fikin antenat e celularëve në një pjesë të Tiranës!

Ky vendim u mor në kundërshtim me Ligjin pasi të vetmet raste të parashikuara
– kërkojnë miratimin e një VKMje nga Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrit që mbulon telekomunikacionin!
– rasti i djeshëm nuk hyn tel rastet që parashikon ligji.

Fikja e antenave solli bllokimin e transmetimeve live nga mediat e huaja dhe shkeli rëndë jo vetëm të drejtat e konsumatorëve duke i dëmtuar rëndë në disa raste interesat e tyre por mbi të gjitha shkeli liritë kushtetuese të shtetasve.

Kjo sjellje e papreçedentë në 29 vjet është një përshkallëzim i rëndë i represionit policor ndaj qytetarëve dhe redukton ndjeshëm liritë reale demokratike të shtetasve duke krijuar një preçedent të rrezikshëm për të ardhmen e angazhimit politik dhe demokratik të shtetasve.

NIsur nga nevoja për reagim në kushtet që asnjë formacion politik opozitar dhe asnjë OJF e të drejtave të njeriut apo të drejtave të konsumatorëve nuk ka reaguar, Koalicioni Qytetar Për Shqipërinë ka autorizuar Avokati Altin Goxhaj që nëpërmjet Studios Ligjore Aga & Goxhaj Law Firm (Avokati Altin Goxhaj dhe Avokati Erald Aga) që të ngrejnë një padi kolektive ndaj AKEP për këtë shkelje të rëndë me qëllim që raste të tilla të mos tolerohen më dhe të pengohen.

Për këtë qëllim, në kuadër të legjislacionit për të drejtën e informimit publik nesër Avok do ti paraqitet AKEP kërkesa për të dorëzuar brenda 10 ditësh kopjen ligjore të urdhërit që i dha 3 kompanive celulare e cila do të shërbejë si prova që do të goditet në Gjykatën Administrative.

Ndaj kërkohet që sa më shumë qytetarë pavarësisht angazhimeve politike apo jo t’i bashkangjiten kësaj padie që nesër të mos ndodhë më i njëjti veprim i denjë vetëm për regjimet diktatoriale siç ka përfunduar prej kohësh Shqipëria.