“Qytetarët të bëjnë kujdes”, Shqipëria nën pushtetin e erës, vdes një person

Pas pezullimit të punës në portin e Vlorës dhe të Durrësit, moti i keq i së shtunës në vend ka marrë edhe jetë njerëzish.

Një i moshuar ka gjetur vdekjen në Vlorë, si pasojë e goditjes në kokë nga një xham pallati i shkëputur nga baza prej erës së fortë.

Me këtë rast policia e Policia e Vlores u bën thirrje të gjithë banorëve që të jenë shumë të kujdesshëm gjatë lëvizjes së tyre në këmbë, biçikletë apo automjete, si dhe të evitojnë lëvizjet e tyre të panevojshme deri në qetësimin e situatës meteorologjike. Gjithashtu luten që për çdo nevojë apo problem që do të kenë të telefonojnë menjëherë në numrat pa pagesë 112 dhe 129.

Situatë e rënduar paraqitet edhe në Durrës dhe qytete të tjera, ku era ka rrëzuar edhe pemë.