Qytetarët pa bukë, listat e asistencës mbushen me njerëz që ndodhen prej vitesh në Greqi

532
Sigal

Gazeta Telegraf/


Administratën
e Sarandës e mbushur me pensionistë dhe e mbërthyer nga nepotizmi.


Bashkiakja
në krye të “dallavereve” të qytetit bregdetar


Qytetarët pa bukë
, listat e asistencës  mbushen me njerëz
që ndodhen prej vitesh në Greqi


 Mos t’iu duket çudi, kjo ndodh, pa e tregojmë.
Dhe kjo çudi ndodh në Sarandën tonë joniane. Pa përmendur emra dhe
institucione, mund të  deklarojmë  publikisht se në institucionet e Sarandës
aktualisht janë të punësuar 18 pensionistë të cilët duhej të kishin dalë në
pension që para një viti.   Çfarë ka sjellë ky fenomen? Përveçse shkeljes
ligjore të një VKM që duhet të deklarosh daljen në pension dhe ndërprerjen e
marrëdhënieve të punës me shtetin( më pas mund të bësh kontratë në mungesë
kuadri për dorëzim pensioni dhe ushtrim profesioni, por jo drejtues
institucioni), kjo ka sjellë edhe probleme social-politike. PS-ja, në kornizën
vizionare të rilindjes, rininë e ka vendosur vetëm në pozicione politike në
Sarandë për të komanduar partinë me frymën e re, ndërsa pjesa më e madhe e
administratës janë pensionistë dhe “xhaketa të vjetra”. Por përveç kësaj ka
edhe një nepotizëm të pa parë, fatal për qytetin , madje katastrofik. Është
tronditëse por e vërtetë  që në Sarandë vetëm
katër apo pesë familje drejtojnë administratën, marrin projekte,administrojnë
punësimet,fondet ,shpërblimet dhe gjithçka ka të bëjë me milionat që dërgohen në
këtë qytet për të varfrit dhe njerëzit në nevojë. Socialistët e thjeshtë e të
ndershëm enden rrugëve të pashpresë, të zhgënjyer, të pavlerësuar, madje edhe
me përplasje dyersh tek hunda kur kërkojnë diçka nga partia e tyre. A do t’i
thuhet stop  nepotizmit në Sarandë ?  Veç këtyre në investigimin që po përfundojmë “Telegraf”do
të bëjë publike milionat me borderotë fiktive të mbushura nga financat e
bashkisë dhe ndërmarrjeve të sajë për njerëz që dihet që janë jashtë shtetit
dhe punojnë në Greqi. Mjafton të shikohen borderotë dhe të verifikohen hyrie
daljet në pikat kufitare  dhe do të
shohim se ku përfundojnë paratë e dhëna për asistencë nga shteti ynë. Veç kësaj,
paratë e dhëna për trajnerët e shumësporteve nuk jepen dhe paratë e tyre nuk
dihet se në xhepat e kujt pushtetari kanë përfunduar. Është skandaloze kur
mendon që individë të punësuar në shtet dhe kryesisht në Postën Shqiptare ikin
për të bërë ushtrinë në Greqi,ndërkohë që rrogën e marrin në Shqipëri, madje pa
iu prerë asnjë ditë. Skandalet e tjera; ku nipi në bashki  jep paratë dhe dajua bën borderotë, janë pjesë
e babëzisë që ka mbërthyer qytetin jugor ose sikurse quhet ndryshe perlën e Mesdheut.
Pikërisht këto do jenë objekt i investigimit tonë, ndërkohë që kërkohet edhe ndërhyrja
e krimit ekonomik, anti korrupsionit dhe KLSH për  të zbardhë milionat që vidhen nga pushtetarët  lokalë, ndërkohë që kërbaçin e ha me pa të
drejtë qeveria Rama e cila, faktikisht nuk i ka kursyer paratë për qytetarët
dhe investimet në  Sarandë.