Qytetarët në protestë, Salianji: Nuk dëgjohet komuniteti, korrupsioni prioritet i Bashkisë

492
Sigal

Banorët
e Alliasit torturohen nga devijimet korruptive të projektit nga Veliaj

 

 

Banorët e Alliasit në Tiranë ankohen prej muajsh për shkak të
lojerave të Bashkisë me devijimin e projektit të rrugëve në këtë zonë cka u ka
perkeqësuar jetën. Ata thonë se prej dy muajsh është tejkaluar afati i
punimeve, shtrimit të tubacioneve dhe asfaltimit. Banorët janë të shqetësuar
sepse projekti i miratuar 2 vite më parë është ndryshuar për shkaqe korruptive.
Ata kanë kërkuar dëgjesë me kryetarin e bashkisë Erjon Veliaj, por nuk janë
pritur dhe as nuk kanë mundur të ankohen për kushtet mesjetare në të cilat
jetojnë, në zemër të kryeqytetit. S
ekretari i Aksionit Qytetar në Partinë
Demokratike, Ervin Salianji i takoi banorët, ku dëgjoi nga afër shqetësimin e
tyre.

“Projekti
i zgjerimit të rrugës ishte 11 metra, është bërë 9. Këto janë bërë për interesa
të firmës. Duam që projekti të zbatohet me cilësinë e përcaktuar më parë”,
shprehet nje banor.

“Kemi
kohë që e presim këtë projekt, jo vetëm sot. Ky projekt që është ndryshuar nuk
i sjell të mira askujt në këtë komunitet. S’jemi dakort. Më mirë ta lënë pa
bërë”, ankohet nje qytetar i zones. 

 

Po
hidhen para kot dhe nuk pyeten qytetaret nga askush. Nuk hidhen për
komunitetin, të hapet, të zgjerohet e të shtrohet rruga por kërkojnë që të
vjedhin. Ju keni kërkuar me peticion që t’ju dëgjojnë. Nuk ju dëgjon njeri.
Përvecc kësaj ju thoni se ju kërkojnë para për të prishur avllitë tuaja,
ndërkohë që është detyrë e tyre të sistemojnë rrugën”, shprehet
Salianji. 

Në këtë lagje te madhe
të Tiranës jetojnë 1 mijë familje të cilët kërkojnë vetëm zbatimin e projektit
përpara fillimit të dimrit.