Qytetarët marrin arratinë, politikanët rrinë në Shqipëri

622
Përparim HALILI

“Pema-2017” e emigrimit/Korrupsioni, papunësia, varfëria, denigrimi dhe padrejtësia, kanë shtuar me 30% ikjen e shqiptarëve
Ata që nuk largohen nga vendi janë vetëm politikanët dhe shtetarët, të cilët kanë nisur fëmijët jashtë vendit, ndërsa në Shqipëri kanë paga, biznese, privilegje të shumta e pazare te pista
Një tregues i trishtë, me të cilin po mbyllet viti 2017 në Shqipëri është numri prezent i banorëve, që kanë mbetur ende brenda vendit tonë. Të dhënat tregojnë, rënie të numrit të banorëve në Shqipëri, jo prej numrit të vdekjeve, por për shkak të ikjes masive që shqiptarët kanë bërë edhe gjatë vitit 2017, nëpërmjet një emigrimi pa kthim drejt vendeve të BE, SHBA dhe vendeve të kontinenteve të tjerë të zhvilluar, madje edhe në vende të “dorës së tretë”, ku gjendja social-ekonomike është me e mirë se në Shqipërinë tonë, ku afro 200 mijë familje “nuk mbushin dot barkun me bukë”! Ata po shesin “shtëpi e katandi” dhe po shkojnë të punojnë e jetojnë, atje ku jeta është më e sigurt, ku biznesi nuk është objekt korrupsioni e sulmesh fizike. Shkojnë, atje ku punësimi është pa preferenca partiake, ku profesionistët vlerësohen, respektohen e paguhen 30 herë më tepër se në Shqipëri. Shkojnë, atje ku mjeku nuk ha dajak, thika e plumba në pavijone, salla operacioni e rrugë, ku policët nuk përdoren për trafiqet e shtetarëve dhe nuk denigrohen. Shijojnë, atje ku arsimi nuk i lë fëmijët e varfër pa libra, ku shëndetësia nuk është gërmadhë dhe e zhytur në korrupsion si në Shqipëri, me ilaçe të skaduara e 10 herë më të shtrenjta se në vendet e BE dhe me mjekë që të lënë të vdesësh në korridoret e spitaleve nëse nuk i paguan nën dorë. Ikja e shqiptarëve, nuk po bëhet për turizëm, por prej varfërisë ekstreme që nuk po ulet, përkundrazi po shtohet deri në ato përmasa, sa 20% e adoleshentëve janë përfshirë më se 2-5 herë në krime mbijetese ekonomike, prej varfërisë personale dhe familjare që kanë. Afro 30% e të rinjve mbi 18 vjeç, janë përfshirë më se 2-3 herë në rrëmbime, prostitucion, dhunë gupesh, grabitje, vjedhje, krime në familje e deri vrasje për shkak të varfërisë dhe konflikteve nga varfëria ekstreme. Shqiptarët po “ia mbathin” të tmerruar nga ky vend duke “hedhurin gurin prapa”, jo se nuk duan vendin e tyre, por të gjendur përballë faktit që politika, shteti dhe qeverisjet e këtyre 27 viteve, nëpërmjet në skenari vetë-sundimi me rotacione dhe trashëgimi familjarësh, fisesh e shokësh në parti dhe pushtete, na e kanë lënë vendin në “shkretëtirë” social-ekonomike e “xhungël” ligjore, ku sundojnë grupe palaçosh të përjetshëm politiko-qeverisës majtas-djathtas në mirëkuptim. Ndërsa populli vuan edhe për kafshatën e bukës dhe “kokrrën e aspirinës”, shtetarët uzurpatorë të këtij vendi, pasurohen me korrupsion e krime, trafiqe e pazare reciproke, duke strukturuar një “shtet klikë-bandë”, ku të zhvatet e shkatërrohet prona me letra false, me vendime gjykate të blera e të shitura, me komisione pronash hajdute, me kriminelë, dhunë e fadroma shtetërore. Kemi një shtet, ku të mohohet punësimi, shërbimi mjekësor, ku të rrënohet biznesi nga taksat dhe gjobat banditeske të shtetarëve e të botës së krimit, ku bankat veprojnë si “banda” që të zhvatin edhe kursimet. Kemi një shtet, ku shtetarët janë të paprekshëm edhe kur kapen me trafiqe kriminale, ndërsa qytetarët e thjeshtë burgosen edhe kur nuk paguajnë dot faturën e ujit e të energjisë elektrike! Kjo situatë e rëndë tipik si në skllavërinë e kohës së “Babilonisë”, me pamje dhe përmbajte masakër sociale ndaj popullit, po detyron shqiptarët të ikin nga vendi masivisht, aq sa popullsia prezent në Shqipëri po firon çdo muaj e vit. Lidhur me këtë ikje masive, që më së shumti e provon dyndja e afro 500 mijë personave për aplikim në “Lotarinë Amerikane”, gazeta “Telegraf” ka bërë një investigim krahasues, për numrin e banorëve që kanë mbetur ende në Shqipëri, referuar të dhënave që ka marrë nga 61 bashkitë vendit. Në këtë investigimi, “Telegraf” ka mbajtur parasysh 3 tregues të numrit të popullsisë: Regjistrat e Gjendjes Civile në vitin 2015 pas Reformës Territoriale, regjistrimin e “Censusit 2011” dhe afërsisht, numrin e banorëve që janë prezent sot, në muajin Dhjetor 2017, në çdo bashki të vendit. Cilat janë të dhënat krahasuese? 

“Censusi – 2011”, Regjistrat e Gjendjes Civile dhe numri aktual prezent për çdo bashki
1. BERAT: Sipas “Censusit-2011” janë 60.031 banorë, sipas Regjistrit Civil janë një 98.875 banorë, prezent janë 51.458 banorë.
2. MEMALIAJ: Sipas “Censusit-2011” janë 10.657 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 21.476 banorë, prezent sot, janë 19.989 banorë.
3. KUÇOVË: Sipas Censusit-2011 janë 31.262 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 55.293 banorë banorë, prezent sot, janë 29.431 banorë
4. SKRAPAR: Sipas “Censusit-2011” janë 12,403 banorë, sipas Regjistrit Civil 19,072 banorë, prezent sot, janë 11.342 banorë.
5. POLIÇAN: Sipas “Censusit-2011” janë 10,953 banorë, Regjistrit Civil janë 18,341 banorë, prezent sot, janë 9138 banorë.
6. URA-VAJGURORE: Sipas “Censusit-2011” janë 27,295 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 39,551 banorë, prezent sot, janë 22.567 banorë.
7. MALËSI E MADHE: Sipas “Censusit-2011” janë 30,823 banorë, sipas Regjistrit Civil 53,918 banorë, prezent sot, janë 26.678 banorë.
8. SHKODËR: Sipas “Censusit-2011” janë 135,612 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 200,889 banorë, prezent sot, janë 111.987 banorë.
9. TROPOJË: Sipas “Censusit-2011” janë 20,517 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 28,216 banorë, prezent sot, janë 17 .877 banorë.
10. VAU-DEJË: Sipas “Censusit-2011” janë 30,438 banorësh, sipas Regjistrit Civil janë 48,966 banorë, prezent sot, janë 19876 banorë.
11. PUKË: Sipas “Censusit-2011” janë 11,069 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 16,836 banorë, prezent sot, janë 9867 banorë.
12. KUKËS: Sipas “Censusit-2011” janë 47,985 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 59,393 banorë, prezent sot, janë 40.775 banorë.
13. HAS: Sipas “Censusit-2011” janë 16,790 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 21,247 banorë, prezent 12.533 banorë.
14. LEZHË: Sipas “Censusit-2011” janë 65,633 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 106,245 banorë, prezent sot, janë 51.998 banorë.
15. MIRDITË Sipas “Censusit-2011” janë 22,103 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 37,384 banorë, prezent sot, janë 17.556 banorë.
16. KURBIN: Sipas “Censusit-2011” janë 46,291 banorë, sipas Regjistrit Civil janë72,987 banorë, prezent sot, janë 36.669 banorë.
17. MAT: Sipas “Censusit-2011” janë 27,260 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 38,615 banorë, prezent sot, janë 22.983 banorë.
18. DIBËR: Sipas “Censusit-2011” janë 61,619 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 78,940 banorë, prezent sot, janë 50.657 banorë.
19. DURRËS: Sipas “Censusit-2011” janë 175,110 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 299,989 banorë, prezent sot, janë 151.884 banorë.
20. SHIJAK: Sipas “Censusit-2011” janë 27,861 banorë, sipas Regjistrit Civil 44,103 banorë, prezent sot, janë 23 .335 banorë.
21. KRUJË: Sipas “Censusit-2011” janë 59.814 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 79.608 banorë, prezent sot, janë 40.455 banorë.
22. BULQIZË: Sipas “Censusit-2011” janë 32,210 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 4,223 banorë, prezent sot, janë 27.678 banorë.
23. KAMËZ: Sipas “Censusit-2011” janë 104,190 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 125,632 banorë, prezent sot, janë 99 .887 banorë.
24. TIRANË: Sipas “Censusit-2011” janë 557,422 banorë, Regjistrit Civil janë 757,361 banorë, prezent sot, janë 478.771 banorë. 
25. KAVAJË: Sipas “Censusit-2011” janë 40,094 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 79,445 banorë, prezent sot, janë 33.811 banorë.
26. PEQIN: Sipas “Censusit-2011” janë 26.136 banorësh, sipas Regjistrit Civil janë 38.900 banorë, prezent sot, janë 22.554 banorë.
27. ELBASAN: “Censusit-2011” janë 141,714 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 205,892 banorë, prezent sot, janë 122.770 banorë.
28. LIBRAZHD: Sipas “Censusit-2011” janë 31,892 banorësh, sipas Regjistrit Civil janë 44,181 banorë, prezent sot, janë 26.998 banorë.
29. POGRADEC Sipas “Censusit-2011” janë 61.530 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 90.976 banorë, prezent sot, janë 54.778 banorë.
30. PUSTEC: Sipas “Censusit-2011” janë 3.290 banorë, sipas Regjistrit Civil 5.191 banorë, prezent sot, janë 2245 banorë.
31. GRAMSH: Sipas “Censusit-2011” janë 24,231 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 36.305 banorë, prezent sot, janë 19.989 banorë.
32. CËRRIK: Sipas “Censusit-2011” janë 27,445 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 46,652 banorë, prezent sot, janë 22.911 banorë.
33. DIVJAKË: Sipas “Censusit-2011” janë 34.254 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 53.372 banorë, prezent sot, janë 31.883 banorë.
34. LUSHNJË: Sipas “Censusit-2011” janë 83.659 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 127.438 banorë, prezent sot, janë 66.813 banorë.
35. FIER: Sipas “Censusit-2011” janë 120.655 banorë, sipas Rregjistrit Civil janë 196.324 banorë, prezent sot, janë 111.900 banorë.
36. PATOS: Sipas “Censusit-2011” janë 22.959 banorë, sipas Regjistri Civil janë 2.738 banorë, prezent sot, janë 19.224 banorë.
37. MALLAKASTËR: Sipas “Censusit-2011” janë 27.062 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 43.033 banorë, prezent sot, janë 26.100 banorë.
38. MALIQ: Sipas “Censusit-2011” janë 41,757 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 64,664 banorë, prezent sot, janë 33.665 banorë. 
39. KORÇË: Sipas “Censusit-2011” janë 75.994 banorësh, sipas Regjistrit Civil janë 129.065 banorë, prezent sot, janë 61.723 banorë.
40. DEVOLL: Sipas “Censusit-2011” janë 26.716 banorë, sipas Regjistrit Civil 42.388 banorë, prezent sot, janë 23.445 banorë. 
41. VLORË: Sipas “Censusit-2011” janë 104.827 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 194.147 banorë, prezent sot, janë 81.297 banorë.
42. TEPELENË: Sipas “Censusit-2011” janë 8.949 banorë, sipas Regjistrit Civil 16.371 banorë, prezent sot, janë 13.567 banorë.
43. PËRMET: Sipas “Censusit-2011” janë 10.614 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 20.301 banorë, prezent sot, janë 8799 banorë. 
44. KOLONJË: Sipas “Censusit-2011” janë 11.070 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 19.919 banorë, prezent sot, janë 8690 banorë 
45. HIMARË: Sipas “Censusit-2011” janë 7,818 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 27,049 banorë, prezent sot, janë 5570 banorë. 
46. GJIROKASTËR: Sipas “Censusit-2011” janë 25.301 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 52.054 banorë, prezent sot, janë 19.787 banorë.
47. DELVINË: Sipas “Censusit-2011” janë 7,598 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 18,078 banorë, prezent sot, janë 5781 banorë.
48. DROPULL: Sipas “Censusit-2011” janë 3.503 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 23.131 banorë, prezent sot, janë 2182 banorë.
49. FINIQ: Sipas “Censusit-2011” janë 11,862 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 39,055 banorë, prezent sot, janë 9771 banorë.
50. SARANDË: Sipas “Censusit-2011” janë 20,227 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 50,680 banorë, prezent sot, janë 19.113 banorë. 
51. FUSHË-ARRËZ: Sipas “Censusit-2011” janë 7.405 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 11.651 banorë, prezent sot, janë 4680 banorë. 
52. KLOS: Sipas “Censusit-2011” janë 16,618 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 20,281 banorë, prezent sot, janë 12.459 banorë.
53. VORË: Sipas “Censusit-2011” janë 25,511 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 36,230 banorë, prezent sot, janë 23.554 banorë.
54. RROGOZHINË: Sipas “Censusit-2011” janë 22,148 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 40,684 banorë, prezent sot, janë 17.559 banorë. 
55. BELSH: Sipas “Censusit-2011” janë 19.503 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 32.389 vetë, prezent sot, janë 14.557 banorë.
56. PRRENJAS: Sipas “Censusit-2011” janë 24,906 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 33,031 banorë, prezent sot, janë 19.667 banorë.
57. ROSKOVEC: Sipas “Censusit-2011” janë 21.742 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 31.548 banorë, prezent sot, janë 18.550 banorë.
58. SELENICË: Sipas “Censusit-2011” janë 18.476 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 35.793 banorë, prezent sot, janë 15.877 banorë.
59. KONISPOL: Sipas “Censusit-2011” janë 8,245 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 13,737 banorë, prezent sot, janë 6578 banorë.
60. KËLCYRË: Sipas “Censusit-2011” janë 6.113 banorë, sipas Regjistrit Civil janë 12.468 banorë, prezent sot, janë 5145 banorë.
61. LIBOHOVË: Sipas “Censusit-2011” janë 3.667 banorësh, sipas Regjistrit Civil janë 7.158 banorë, prezent sot, janë 3078 banorë.
Ja përse po ikin shqiptarët 
1. Ndihma ekonomike, mujore për një familje me mbi 5 anëtarë është 8000 lekë të reja, ose sa 5% e pagës së deputetit e ministrit.
2. Paga mesatare mujore në administratën publike është sa 20% e pagës së ministrit e deputetit.
3. Paga minimale zyrtare është sa 13% e pagës mujore të deputetit e ministrit
4. Ndihma ekonomike mujore për 1 person është 9000 mijë lekë, ose sa 6% e pagesë mujore të deputetit e ministrit.
5. Pensioni mesatar mujor i pleqërisë është sa 10% e pagës mujore të ministrit e deputetit.
6. Pensioni mujor i invaliditetit është 11 mijë lekë, ose sa 8% e pagës mujore të deputetit e ministrit.
7. Pagesa mujore për një jetim është 2 mijë lekë të reja, ose sa 1.5 e pagës mujore të deputetit e ministrit.
8. Pagesa mujore për trajtimin e një femre të trafikuar është 3000 lekë të reja, ose sa 2% e pagës mujore të deputetit e ministrit.
9. Librat shkollor të një vit mësimor për 1 nxënës, janë baras me 80% të pensionit mujor të pleqërisë.
10. Pagesa e ilaçeve mujore të pa rimbursuara, për një të sëmurë kronikë, janë baras me 2 pensione mesatare mujore pleqërie, ose sa një pagë mujore mesatare në administratën publike.
Ja përse nuk ikin deputetët
1. Deputeti ka pagë mujore 156 mijë e 750 lekë (22 ditë pune).
2. Deputeti ka paga ditore 7125 lekë.
3. Deputeti përfiton 2000 lekë të reja për çdo mbledhje komisioni parlamentar (24 mijë lekë të reja për 12 mbledhje në muaj).
4. Deputeti përfiton 24 mijë lekë të reja në muaj, për pjesëmarrje në sesionet parlamentare rutinë.
5. Deputeti përfiton 40 mijë lekë të reja në muaj për pjesëmarrje në komisionet e posaçme parlamentare.
6. Deputeti përfiton 2500 lekë të reja, për pjesëmarrje në çdo mbledhje të konferencës së kryetarëve.
7. Deputeti përfiton 6271 lekë të reja dietë ushqimore, për çdo ditë shërbim në zonën ku është zgjedhur (emëruar) deputet.
8. Deputeti përfiton pagesë për 6 dieta në muaj, me vlerë totale 38 mijë lekë të reja në muaj.
9. Deputeti që nuk është banor i Tiranës, regjistruar në Regjistrin e Gjendjes Civile, përfiton pagesë për 12 dieta në muaj, me vlerë 6721 lekë të reja secila, ose 75 mijë e 252 lekë lekë të reja në muaj.
10. Deputeti përfiton 3 mijë lekë të reja, për çdo natë fjetje në hotel jashtë rrethit të Tiranës se 12 net gjithsej, në vlerën totale 36 mijë lekë të reja në muaj.
11. Deputeti përfiton 20 mijë lekë të reja në muaj, pagesë telefoni celular, kur është kryetar i grupit parlamentar.
12. Deputeti përfiton 17 mijë lekë të reja në muaj, pagesë telefoni celular.
13. Deputeti përfiton 35 mijë lekë të reja në muaj, për transport publik kur udhëton për takime me popullin.
14. Deputeti përfiton 10 mijë lekë të reja në muaj, pagesë telefoni shtëpie (fix).
15. Deputeti përfiton 15% shtesë page mujore, kur është anëtar i grupit parlamentar, me 10 deputetë.
16. Deputeti përfiton 10% shtesë page mujore, kur është anëtar i grupit parlamentar, me me pak se 10 deputetë.
17. Deputeti përfiton 15% shtesë page mujore, kur është kryetar i komisionit parlamentar.
18. Përfiton 2500 lekë të reja shtesë, për çdo mbledhje të komisionit parlamentar, kur deputeti është kryetar i komisionit parlamentar, në total 30 mijë lekë të reja në muaj për 12 mbledhje.
19. Deputeti përfiton 2200 lekë të reja shtesë, për çdo mbledhje të komisionit parlamentar, kur deputeti është N/Kryetar i komisionit parlamentar, në total 26 mijë e 400 lekë të reja në muaj për 12 mbledhje.
20. Deputeti, përveç biletës së udhëtimit, përfiton dietë ditore sa 30% të pagës mujore dhe 20% lekë xhepi për shpenzime personale, kur është pjesë e delegacioneve zyrtare jashtë vendit. 
21. Deputeti përfiton të drejtën për punësimin e bashkëshortes/it dhe fëmijëve, në vende pune. në administratën publike, me përzgjedhje preferenciale për 5 variante pune.
22. Deputeti përfiton, të drejtën të mos kontrollohet banesa, biznesi dhe makina e tij.
23. Përfiton bursë financiare me trajtim nga shteti, për fëmijët që u studiojnë jashtë shtetit.
24. Deputeti përfiton të drejtën të importojë pa taksë doganore, 4 makina në vit. 
25. Deputeti përfiton kurim mjekësor jashtë Shqipërisë, me pagesë nga shteti deri në 6 milionë lekë të reja
26. Përfiton pagesë 500 mijë lekë të reja nga shteti, për ceremoni mortore falas për veten dhe familjarët e tij.
Sigal