Qytetarët i përgjigjen ashpër deklaratës së ambasadës amerikane

199

Ashtu si ditën e shtunë, edhe sot qytetarë të shumtë kanë reaguar ashpër ndaj deklaratave të ambasadës amerikane në Tiranë.

Sipas selisë diplomatike amerikane në vendin tonë,  “protestat paqësore janë thelbësore për demokraci të shëndetshme dhe e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur dhe për të protestuar kundër qeverisë së tyre është themelore. Megjithatë, forca dhe dhuna nuk kanë vend në një proces demokratik. Ne dënojmë dhunën e pranishme gjatë protestave të 11 majit në Tiranë dhe përgjegjësit e saj. Dhuna çoi në plagosje dhe dëmtime të pronës, përfshirë edhe dëmtim të vendbanimit së Ambasadorit të OSBE-së”.

Por kundërpërgjigja e qytetarëve ka qenë e menjëhershme.

“Po harroni se një popull i tërë u vra për Amerikën nga baballarët e tyre”, shkruan një qytetar në Facebook-un e ambasadës.

Ndërsa një tjetër komenton: “Pse nuk mbani këtë qendrim dhe pro Maduros? Pse nuk keni folur asnjëherë për kanabizimin e vendit nga Saimir Tahiri dhe Rama? Pse s’keni folur për shitblerjen e votave, për bandat që kërcënojnë votuesit dhe partitë opozitare?”.

Ja disa prej komenteve: