Qytetarët fierakë mësyjnë zyrën e kryebashkiakut Subashit: Dil jashtë!

583
Sigal

Banorët e Mbrostarit në
bashkinë e Fierit protestuan djenë ambientet e bashkisë duke kërkuar largimin
kryetarit të saj Armando Subashi. Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi
është përballur me protestën e qytetarëve gjatë një mbledhje, ku do të fliste
për ndërtimin e një impianti për djegien e mbetjeve që pritet të dnërtohet në
këtë fshat. Banorë të fshatit filluan thirrjet “Nuk e duam” ndërkohë që
kryetari po fliste rreth impiantit. Pas kësaj, ata nisën t’i kërkojnë kryetarit
të bashkisë që të largohej. Banorët hynë në zyrën e kreut të Bashkisë me
pankarta ‘Stop kancerit’. Subashi u justifikua se projekti për ndërtimin e
impiantit është miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak. Ndërkohë, tensione ka
pasur edhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.