Qytetarët e Kuçovës: Kemi hije dyshimi për ligjet që zbaton bashkia

624
Sigal

Temat e ndryshme sociale që ka trajtuar në gazetën “Telegraf”, korrespodenti i Beratit, shpesh herë kanë bërë të mundur zgjidhjen e problemeve që kanë qenë shqetësim për banorët e qytetit të Kuçovës apo edhe më gjerë. Duke pasur një dritë jeshile një grup qytetarësh nga Kuçova i është drejtuar redaksisë me shpresën se diçka do të ndryshojë. Sipas tyre, gjithçka fillon kur në krye të Bashkisë së Kuçovës, vjen kryetari i ri, i cili përfaqëson PS-në. Në reagim thuhet: “Ne, e votuam kryetarin me bindjen se do të përfaqësonte denjësisht të majtën, por pas një viti në këtë karrige ai shpalli antipati, jo vetëm në bashki, por tek të gjithë qytetarët. Fillimisht kryetari i vetë cilësuar si një njeri me “duar të pastra”, filloi të merrej vesh me qytetarët që janë duke ndërtuar shtëpi sa andej-këndej nëpër Kuçovë. Prandaj duke qenë një njeri që ju jep shansin të rinjve kryetari hoqi nga puna drejtorin e Zyrës së Urbanistikës dhe emëroi në vend të tij një punonjës besnik, i cili nuk ka përfunduar ende arsimin përkatës. Duke premtuar se do të kryente punën me ndershmëri u vendos në krye të postit dhe filloi punën e tij. Si fillim zgjodhi në lagje të caktuara instruktorë, të cilët do të raportonin ndërtimet që bëheshin dhe që prishnin planin urbanistik apo ndërtime që bëheshin pa marrë miratimin e tyre. Deri këtu çdo gjë është në rregull, pasi ligji duhet zbatuar, pot takimet për zgjidhjen e problemeve të tyre, midis qytetarit dhe përfaqësuesve në fjalë bëhen nëpër kafene dhe jo nëpër zyra, duke hedhur në këtë mënyrë hije dyshimi për afera korruptive. Veprime të tilla, kanë shtuar pakënaqësitë midis nesh, duke u menduar mirë në votën tonë për legjislacionin tjetër”, mbyllet kështu letra e qytetarëve të Kuçovës.