QSUT, tender 121 milionë lekë për prashitjen dhe vaditjen e luleve

607
Përparim HALILI 
Gjatë ditëve të fushatës, zyrat kanë shtuar ritmin dhe volumin e tenderëve me shkelje të ligjit dhe me objekte absurdë
Janë dy sektorë që po “punojnë” me intensitet dhe kapacitet të plotë në këto ditë vape: Partitë në fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2017 dhe zyrat e pushtetit, të cilat kanë shtuar ritmin dhe volumin e tenderëve me fondet publike. Natyrisht, që zyrat duhet të punojnë edhe kur ka fushatë zgjedhore apo situata të tjera sociale, paçka se 90% e punonjësve të tyre në raste fushatash elektorale braktisin zyrat e bredhin për vota, duke lënë vetëm rojet dhe ndonjë sekretare që mbanë hapur dyert e institucioneve. Por që, pikërisht në “pikun” e fushatës të jetë edhe “piku” i tenderëve, kjo krijon përshtypjen e një skenari të paramenduar, për të abuzuar me fondet publike, duke bërë tenderë të shumtë “nën mjegullën” e fushatës. Nuk është fjala, se përse këto tenderë i “fitojnë” gjithnjë të njëjtat firma! Nuk flitet për tenderë investime she shërbimesh publike emergjente, por për tenderë që zhvillohen për shërbime që i përkasin vitit të ardhshëm e për shërbime që janë kryer për gjoja shërbime investime për vitin që ka kaluar, duke “mbyllur letrat” e tyre me procedura që bien ndesh me ligjin e prokurimeve dhe të administrimit të fondeve publike. Siç dihet, tenderët që zhvillohen prej institucioneve e shërbimeve publike, kanë treguar me fakte se janë një “gropë e zezë” abuzimesh, që lejohen të zhvillohen, që denoncohen e provohen që janë me shkelje ligji, por as anulohen dhe as çohen para drejtësisë. Por edhe në ato raste kur çohen para drejtësisë, nuk ndëshkohen! Sipas “Buletinit të Prokurimit Publik” të ditëve të fushatës, numri i tenderëve është shtuar së tepërmi, me epiqendër ministrinë e Shëndetësisë, Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, spitalet rajonale,, drejtoritë e shëndetësisë, ambulancat, urgjencat, bashkitë, këshillat e qarqeve, ministritë, drejtoritë rajonale e ato qendrore. Sot, po publikojmë pa koment, disa raste tenderësh të tillë… 
QENDRA SPITALORE UNIVERSITARE “NËNË TEREZA” 
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Rruga e Dibrës Nr. 372 Tiranë, Tel/Fax 04 2 362627/ 2363644, Faqja në Internet www.qsut.gov.al 
2. Lloji i procedurës: “Procedurë e Hapur”-Ministria e Punëve të Brendshme 
3. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: 
Loti I. “Shërbim i pastrimit të jashtëm dhe sipërfaqeve të gjelbra në Q.S.U.T” 
4. Fondi limit: 10 864 441.27 (dhjetë milionë e tetëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e katërqind e dyzetë e një pikë njëzetë e shtatë) lekë pa TVSH.
Sigal