Qindra nxënës të shkollave garojnë sot në maratonën “Fun Run”

490
Sigal

Edhe në këtë edicion të saj të katërt Gjysmë Maratona e Tiranës, vjen me një hapësirë speciale për të rinjtë e qytetit. Ditën e sotme zhvillohet gara Fun Run, ku protagonist të kësaj kategorie do të jenë nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Tiranës, të cilët do të vrapojnë në rrugët e qytetit duke mbartur mesazhin sensibilizues “Edukimin e brezave nëpërmjet sportit”.

Gara do të nisë në orën 10:00 në shëshin “Nënë Tereza” dhe do të përshkruaj një segment me gjatësi simbolike prej 2 km i cili përfunon në sheshin “Skëndërbej”. Për fituesit e tre vendeve të para femër dhe mashkull do të ketë një shpërblim simbolik, por me shumë se kaq kjo garë shihet si një mënyrë e mirë për ti nxitur të rinjtë të angazhohen me sport dhe të fillojnë të përgatiten për të konkurruar pas disa vitesh në Maratonën e Tiranës.

Në lidhje me zhvillimin e kësaj gare, njoftimet për pjesëmarrje të nxënësve të shkollave të Tiranës është bërë përmes Drejtorive të shkollave dhe Drejtorisë Rajonale Arsimore të Tiranës, përgjatë muajit shtator.