Qindra banorë të Tiranës , kanë dalë nga shtëpitë dhe i bashkohen protestës

511
Sigal

Policia hedh gaz lotsjellës, forcat speciale kundër turmës

Protestuesit janë përplasur sërish me policinë para Parlamentit. Ata kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë. Forcat e policisë kanë bërë rezistencë, duke hedhur edhe gaz lotsjellës. Kjo bëri që turma të zbrapsej, së paku për momentin.

Policia nuk ndalet me thirrjet me megafon për tu tërhequr, për të mos e kthyer në protestë të dhunshme.

Protestuesit arritën të depertojnë disa metra në brendësi të oborrit të Kuvendit, por janë tërhequr pas ndërhyrjes së policisë, e cila ka hedhur gaz lotsjellës.

Menjëherë kanë ndërhyrë dhe forcat FNSH, të cilët janë përballur me protestuesit, ku kanë hedhur në drejtim të tyre shashka, tymuese si dhe pllaka guri që janë hequr nga bordurat dhe trotuari përballë Kuvendit të Shqipërisë.