Qeveritë e trancizionit dhe 43 detyrimet e shtetit për ushtarakët

169
Kanë kaluar 25 vjet nga shpallja e pluralizmit politik dhe sanksionit të shtetit të së drejtës. Në datë 4 të këtij muaji u mbushën 7 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Pas ca ditësh në Tiranë zhvillohet samiti i radhës i kësaj organizate më të madhe politiko ushtarake, mbrojtëse e paqes e sigurisë në botë. Në këtë hark kohor, gjithëkush, aq më tepër ushtarakët në shërbim aktiv, rezervë, lirim e pension do dëshironin që pas 25 vjet nga miratimi e statusit të parë të ushtarakut, 12 vjet nga statusi i dytë i ushtarakut do dëshironin të vlerësoheshin e trajtoheshin me dinjitet e personalitet si kolegët e tyre të vendeve të tjera anëtare të NATO-s. Fatkeqësisht edhe pse 7 vjet më parë kur vendi ynë u pranua në NATO, u deklarua se ushtarakët do të jenë dhe do të trajtohen si të barbartë mes të barabartëve në detyra e të drejta me homologët e tyre në NATO, ka mbetur një dëshirë dhe gëzimi i statusit të ushtarakut një ëndërr për ushtarakët dhe një apel për pushtetin e sotëm ekzekutiv e politik. Marrëdhëniet e ushtarakut me shtetin janë të ndërtuara me Kushtetutë dhe me status të ushtarakut. Kushtetuta e Republikës me nenin 12 ka përcaktuar vendin, rolin dhe misionin e Forcave të Armatosura (FA). Sipas këtij neni, FA sigurojnë pavarësinë e vendit, si dhe mbrojnë tërësinë territoriale dhe rendin e tij kushtetues; ruajnë asnjanësinë në çështjet politike dhe i nënshtrohen kontrollit civil dhe asnjë forcë ushtarake shqiptare nuk mund të dërgohet jashtë, përveçse me një ligj të miratuar me shumicën e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. 

Në respektim të vendit,rolit dhe misionit të FA, Kushtetuta e RSH ka përcaktuar vendin, rolin dhe misionin e pjestarit të FA (ushtarakut). Këtë e realizon nëpërmjet nenit 167, i cili thotë: “1. Ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike. 2. Pjesëtarët e forcave të armatosura ose personat që kryejnë shërbim alternativ, gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë kushtetuese, përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe. Bazuar në këto përcaktime kushtetuese, ushtaraku betohet duke thënë: “Betohem përpara Flamurit Kombëtar, në nderin dhe bindjen time, se do të zbatoj Kushtetutën e RSH, do t’i shërbej popullit dhe Atdheut tim dhe, për mbrojtjen e tyre, nuk do të kursej as jetën time! Betohem!” dhe e firmos këtë betim. Shteti këtij betimi, me ligj të posaçëm të emërtuar “Statusi i ushtarakut” i ka përcaktuar ushtarakut pozitën juridike, ekonomiko-financiare dhe shoqërore, kërkesat e përgjithshme të pranimit, të drejtat, detyrimet dhe kufizimet për arsye të karakterit të veçantë të detyrës dhe të shërbimit ushtarak, si dhe garancitë ligjore për zbatimin e tyre. Betimi i ushtarakut dhe statusi i veçantë që shteti i garanton ushtarakut përbëjnë marëveshjen reciproke midis tyre. Ushtaraku garanton shtetin se do t’i shërbej popullit dhe Atdheut dhe, për mbrojtjen e tyre, nuk do të kursej as jetën, shteti nga ana e tij kësaj gatishmërie i është përgjigjur se do ta vlerësojë dhe trajtojë atë në mënyrë të veçantë, ndryshe nga gjithë të tjerët nëpërmjet statusit të ushtarakut.
Ushtaraku
Ushtaraku është shërbëtor i bindur i atdhneut dhe i popullit, i gatshëm deri në flijimin e jetës për mbrojtjen e interesave të tyre. Askush tjetër si ushtaraku nuk betohet se për interesat e popullit e atdheut “nuk do të kursej as jetën”. Po të shihet betimi që bënë Presidenti, deputetët, kryeministri, ministrat, apo punonjësit e Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Gardës së Republikës, pasi të tjetërët nuk bëjnë betim, do konstatohet se togfjalëshi “nuk do të kursej as jetën” nuk bënë pjesë në formulën e betimit të tyre. Pra, ata, nuk kanë kontratë me popullin dhe atdheun për të dhënë edhe jeten për mbrojtjen e interesat e tyre. Për rrjedhojë edhe nuk janë të gatshëm të japin jetën për këto interesa. Çuditërisht me Kushtetutë Presidenti i Republikës, sipas nenit 90 pika 1 e Kushtetutës, nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij. Shkur ai është një person i papërgjegjshëm edhe pse nga veprimet e mosveprimet e tij shteti shkon në greminë si më 1997. Betimi që ai bënë është: “Betohem se do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, do të respektoj të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të mbroj pavarësinë e RSH dhe do t’i shërbej interesit të përgjithshëm dhe përparimit të Popullit Shqiptar”. 

Presidenti mund të shtojë edhe: “Zoti më ndihmoftë”, neni 88 pika 3 e Kushtetutës. Po kështu deputeti sipas nenit 73 pika 1 nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe për votat e dhëna prej tij pamvarësisht pasojave që mund të vijnë e vijnë prej tyre. Betimi i deputetit është: “Betohem me nderin tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputet i popullit në Kuvend. Do të përfaqësoj denjësisht popullin, do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve, do të mbroj lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të respektoj dhe do të mbroj të drejtat dhe liritë e shtetasve dhe do të përpiqem me të gjitha fuqitë e mia për përparimin e Atdheut dhe mirëqenien e popullit tim”. Anëtarët e Këshillit të Ministrave me dorën në Kushtetutë bëjnë këtë betim: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikmëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave”. Sipas nenit 103 pika 3, gëzojnë imunitetin e deputetit. Nëpunësit publik sipas nenit 107 pika 1 e Kushtetutës vetëm zbatojnë ligjet. Betimi i Punonjësit të Policisë së Shtetit është: “Betohem për të mbajtur me nder flamurin e policisë së shtetit”. Kurse efektivi i Gardës së Republikës betohet se: “Si pjesëtar i Gardës se Republikës betohem se do te jem besnik i popullit tim, trim, i disiplinuar, se do te zbatoj kërkesat e Kushtetutës e te ligjeve dhe do te jem i gatshëm përherë, duke mos kursyer as jetën, për kryerjen e detyrës. Ndëshkimi me i rende i ligjeve te te me jepet, nëse shkel këtë betim solemn! Betohem”. 
Sakrifica sublime e ushtarakëve
Siç shihet, të vetmit që betohen dhe që janë të gatshëm ta bëjëne sakrificën më sublime atë të dhënies së jetës dhe që në momentin e dhënë nuk mund e nuk i shmangen kësaj përgjegjësie janë ushtarakët (pjestarët e FA). Ushtarakët sterviten, përgatiten për të qënë të gatshëm për kryerje të operacioneve në mbrojtje të atdheut apo vendosjen e mbrojtjen e paqes në vend e jashtë tij në kuadër të NATO-s, anëtare e së cilës është edhe RSH. Nësë gatishmërinë për të dhënë edhe jetën për këto të shprehur nëpërmjet “betimit ushtarak”, i shmëngen fati i tyre nuk është aspak dorheqja, masa displinore, administrative e penale por ndëshkimi kapital, ai i marrjes së jetës. E kundërta ndodh me Presidentin, Kryerministrin, ministrat, deputetet, anëtarët e administratës shtetërore e publike dhe punonjësit publik. E keqja më e madhe për shmangjen nga detyra, për moskryerje të detyrës është dorheqja, shkarkiimi nga detyra e largohen nga puna. Shërbimi ushtarak si një veprimtari e veçantë në shërbim të shoqërisë, shtetit dhe popullit, dallon thelbësisht dhe drastikisht nga shërbimet e tjera. Nëse në shoqërinë demokratike ka pluralizëm, në ushtri mbretëron ligji dhe ka hierarki, nëse në komunitetin shoqëror jashtë FA egziston e drejta për të qënë i lirë, në ushtri kjo kufizohet me Kushtetutë e ligj dhe veprohet me rregullore e urdhëra të rrepta; nëse në shoqëri ka ndarje të pushteteve në ushtri ka centralizëm, urdhëri i eprorit është ligj për vartësin dhe vartësi ka detyrë dhe detyrim të prefeksioni instrumentin e bindjes. Ai ndryshe nga çdokush tjetër jashtë radhëve të FA që ka dhe gëzon të drejtën e të qënurit të lirë, të vendos për vehten dhe familjen e tij, ka për detyrë dhe detyrim të prefeksionoj instrumentin e bindjes. Përgjegjësia e tij është të bindet dhe vetëm të bindet. Bindja ndaj urdhërit, bindja ndaj eprorit është i vetmi lejtmotiv i jetës dhe veprimtarisë së tij në kryerje të detyrës dhe realizim të misionit, pamvarësisht rrëziqeve për jetën e tij. 
Shteti dhe ushtarakët, të drejta dhe detyrime
Për shkak të vendit, rolit, misionit të FA dhe të veçorisë së shërbimit ushtarak në kuadër të shoqërisë e të shtetit si dhe të vendit, rolit e misionit të ushtarakut dhe të privacioneve e vështirësive që bart ky shërbim, shteti u ka garantuar status të veçantë. Nëpërmjet tij, shteti i ka përcaktuar ushtarakut pozitën juridike, ekonomiko-financiare dhe shoqërore, kërkesat e përgjithshme të pranimit, të drejtat, detyrimet dhe kufizimet për arsye të karakterit të veçantë të detyrës dhe të shërbimit ushtarak, si dhe garancitë ligjore për zbatimin e tyre. Në këtë kuadër ushtarakut i garantohet:
1. Mbajtje e përdorim i armës vetiake sipas përcaktimeve ligjore.
2. Punë e garantuar në FA të RSH.
3. Shërben brenda dhe jashtë territorit të RSH. 
4. Organizim në shoqata, të cilat nuk kanë karakter politik ose sindikalist.
5. Pagë si sipas gradës dhe shtesa mbi pagë. 
6. Kompensim për qira banese në 80 % e vlerës së qirasë.
7. Kompesim për ushqim.
8. Kompensimi në rast emërimi jashtë vendbanimit të përhershëm si dhe kimpesim për shpenzimet për udhëtim e transport të materialeve të shtëpisë. 
9. Në rast komandimi në detyrë jashtë vendbanimit të përhershëm i sigurohet fjetje dhe transport pa pagesë dhe në pamundësi të tyre i garantohet dieta.
10. Pagën e plotë mujore, së bashku me të gjitha kompensimet dhe rritjet rast arsimimi, trajnimi ose kualifikimi.
11. Trajtimi me uniformë falas.
12. Pension familjar në masën 100 % të pagës mujore të muajit të fundit në rast se humbet jetën në detyrë ose për shkak të detyrës.
13. Bursa e plotë femijëve kur ushtaraku humbet jetën në detyrë apo për shkak të detyrës.
14. Kompensim të veçantë familjes në rast se humbet jetën gjatë kryerjes së detyrës, në operacione ndërkombëtare ose operacione në ndihmë të popullsisë brenda vendit. 
15. Pension në masën 100 % të pagës mujore të ushtarakut në detyrë kur lirohet nga shërbimi si rezultat i një gjymtimi fizik ose mendor, në detyrë ose për shkak të detyrës, duke humbur plotësisht aftësinë për punë.
16. Ndihmë financiare e menjëhershme në masën deri në gjashtë paga mujore deri në punësimin e tij ose deri në daljen në pension pleqërie, në masën dhe sipas kritereve të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave, kur lirohet nga shërbimi në FA për arsye shëndetësore, vdes, pëson sëmundje të rëndë e të gjatë ose dëmtime të mëdha të pronës, si rezultat i një fatkeqësie natyrore, familjes ose atij. 
17. Ndihmë financiare e menjëhershme në masën deri në tri paga mujore bashkëshorti/bashkëshortja ose një familjar në ngarkim të ushtarakut që pëson sëmundje të rëndë e të gjatë ose vdes.
18. Pushim vjetor me pagesë 45 ditë kalendarike për oficerë dhe nënoficerë dhe 30 ditë për ushtarët me pagesë/profesionistë. 
19. Pushimi i paguar edhe për rastet e martesës, martesës së fëmijës, lindjes së fëmijës, sëmundjes së rëndë ose vdekjes së bashkëshortit/bashkëshortes, fëmijës, prindërve, vëllezërve dhe motrave, pësimit të dëmtimeve nga fatkeqësitë natyrore, ndërrimit të banesës, ndërrimit të vendbanimit të përhershëm për shkak të detyrës, përgatitjes dhe mbrojtjes së titujve pasuniversitarë për punën që kryejnë, kur thirret nga organet e drejtësisë si palë, dëshmitar ose ekspert, si dhe për raste të tjera të paparashikuara, të cilat vlerësohen nga eprori i tij.
20. Leje pa të drejtë page, për arsye shëndetësore, personale, për fëmijët, bashkëshortin/bashkëshorten ose prindërit. Kohëzgjatja maksimale e të gjitha lejeve të papaguara brenda një viti kalendarik nuk mund të jetë më e gjatë se 45 ditë.
21. E drejta e pushimit në shtëpitë e pushimit.
22. Shpërblim 2 paga mujore në rast dalje ne rëzervë a lirim.
23. Shpërblim i menjëhershëm në masën e aq pagave mujore sa vjetërsi shërbimi ka ushtaraku që del në rezervë a lirim dhe nuk plotëson vjetërsinë e shësrbimit 12 vjet femra dhe 15 vjet mashkulli. 
24. Pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 50% të pagës mujore për 12 vjet vjetërsi shërbimi femra dhe 15 mashkulli dhe një shtesë 2% të pagës mujore për çdo vit tjetër shërbimi mbi kufirin e mësipërm, deri në plotësimin e kushteve për përfitimin e pensionit të pleqërisë.
25. Mosndërprerje të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në rast punësimi.
26. Njohje vjetërsi shërbimi e periudhës së trajtimit me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi për efekt të vjetërsisë së punës për pension pleqërie.
27. Derdhje e kontrtibuteve nga buxheti i shtetit për periudhën e trajtimit me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe pagë kalimtare mbi bazën e pagës referuese mbi të cilin paguhen këto përfitime, të indeksuar.
28. Pension suplementar pleqërie në masën 1% për vit shërbimi të pagës referuese mbi të cilën bëhet trajtimi me pension të partakohshëm për vjetërsi shërbimi.
29. Trajtimi i bashkëshortes (bashkëshortit) me pagë papunësie në rast trasferim të ushtarakut dhe ndërrim i vendbanimit dhe humb vendin e punës, në pamundësi të punësimit në vendbanimin e ri, si dherdhje të kontributeve nga buxheti i shtetit.
30. Kredi për strehim nga buxheti i shtetit si për ushtarakët aktiv dhe ata në rezervë,lirim a pension.
31. Të drejtën e parablerjes për objektet së bashku me trojet funksionale, të cilat dalin të lira nga ristrukturimi i Forcave të Armatosura dhe mbeten pronë e shtetit, sipas nevojave për strehim.
32. Ndihmë mjekësore falas në institucionet mjekësore shtetërore ushtarake dhe civile ose në qendrat mjekësore private brenda vendit.
33. Ndihmë mjekësore falas ushtarakut aktiv, në rezervë, lirim e pension dhe pjestarëv e të familjes së tyre në institucionet mjekësore shtetërore ushtarake dhe civile ose në qendrat mjekësore private, kur dërgohen për t’u kuruar ose për t’u diagnostikuar jashtë vendit.
34. Kompesim i barnave mjeksore nga 80 deri në 100%.
35. Mosndalim dhe mos mos arrestim nga Policia e shtetit, përveç kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi të rëndë.
36. Mbrojtje e veçantë e familjes dhe pasurisë së ushtarakut në rast se për shkak të detyrës që kryen ose ka kryer rrezikohen nga veprime të paligjshme deri në çastin e zhdukjes së rrezikut. 
37. Varrim me ceremoni ushtarake të ushtarakut aktiv, në rezervë, lirim e pension kur vdes dhe përballim i shpenzimeve të varrimit nga shteti.
38. Përfitimim suplementar për paaftësi të përkohshme në punë në masën 100 % e pagës referuese të muajit të fundit kalendarik të shërbimit, kur paaftësia e përkohshme zgjat deri në 14 ditë; 20 % e pagës referuese të muajit të fundit kalendarik të shërbimit, nga dita e pesëmbëdhjetë e paaftësisë e në vazhdim; 10 % e pagës referuese të muajit të fundit kalendarik të shërbimit për periudhën e shtrimit në spital, kur përfituesi ka persona në ngarkim.
39. Pension invaliditeti suplementar në rastet kur janë deklaruar invalidë dhe përfitojnë pension invaliditeti të plotë apo të pjesshëm të llogaritur 1 % për çdo vit shërbimi mbi pagën mesatare referuese mujore, por jo më shumë se 50 % të pensionit të invaliditetit. Kur personat e sipërpërmendur bëhen invalidë në krye të detyrës apo për shkak të saj, masa e pensionit suplementar të invaliditetit është 20 % e pagës referuese.
40. Pension suplementar familjar 50% e pensionit suplementar për bashkëshortin/bashkëshorten e ve dhe 25% për çdo jetim, prind ose pjesëtar tjetër të familjes në ngarkim.
41. Pensioni suplementar familjar kur humbasin jetën në detyrë apo për shkak të saj sa diferenca ndërmjet pagës referuese të të ndjerit/së ndjerës, në çastin e humbjes së jetës dhe pensionit familjar, që përfitonte.
42. Indeksim dhe rritje sipas VKM të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, pensionit suplementar të pleqërisë; pensionit suplementar të invaliditetit; pensionit suplementar familjar; pensioni suplementar familjar për personat që humbasin jetën në detyrë apo për shkak të saj; pensioni suplementar për ushtarakët në pension.
43. Vendosje në vlerën 100 % të pagës, sa herë që paga, sipas së cilës është llogaritur Pensioni suplementar familjar për personat që humbasin jetën në detyrë apo për shkak të saj, ndryshon.
(Vijon numrin e ardhshëm)