Qeveria shqiptare “ndihmon” Mbretërinë së Jordanisë me… 1 tank rus, prodhim i vitit 1950

304
Thuhet, se e kanë bërë për humor, por në fakt e paskan pasur seriozisht, barcaletën që deri dje qarkullonte në krejt Tiranën, se gjoja Qeveria Shqiptare kishte vendosur të ndihmonte një Mbretëri në kontinentin e Azisë. Dje, qeveria shqiptare, më saktë Këshilli i Ministrave, ka publikuar vendimin e saj të “posaçëm” në lidhje me atë që quhej “barcaletë”. Në “Fletoren Zyrtare” Nr. 19, të datës 11 shkurt 2014 është publikuar Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 77, i miratuar në datën 3. Shkurt 2016, me objekt të “rëndësishëm” lidhur me “Kontribut i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, me armatim, për Mbretërinë Hashemite të Jordanisë”. Sipas këtij vendimi, qeveria shqiptare ka bërë fakt dihmën që i ka dhënë Mbretërisë së Jordanisë, duke i falur.. 1 tank luftarak. Nuk e dimë nëse tanku që qeveria shqiptare i ka falur mbretërisë së Jordanisë është në gjendje teknike për të luftuar, por sipas markës dhe tipit, tanku rezulton se është prodhim rus i vitit 1959. Vendimi i qeverisë shqiptare nuk ka nevojë për koment, por diçka duhet thënë në këtë rast akti human dhurimi tanku luftarak, që i behet një Mbretërie nga një shtet që nuk ka asnjë tank për vete, mbasi i ka kthyer në skrap! Mjafton të shikosh agjendën e shtetit shqiptar dhe konstaton dy takime të rëndësishme. I pari është vizita e Ministrit të Jashtëm Shqiptar Ditmir Bushati në Jordani në datën 14 Shtator 2015 dhe i dyti është vizita në Shqipëri, e Mbretit të Jordanisë Abdullah II, bërë në datën 12 maj 2015, me ftesë të Presidentit Bujar Nishani. Në të dy takimet, palët kanë folur dhe kanë rënë dakord edhe për bashkëpunimin në fushën ushtarake. Duket se pas këtyre takimeve, qeveria shqiptare ka dhënë provën e para, duke i falur Mbretërisë së Jordanisë… 1 tank rus, prodhim të vitit 1959, i cili sipas vendimit të qeverisë, thuhet se ka dalë tepër nga ushtria shqiptare dhe nuk është më në funksionim. Saktësojmë, se taniku është model “T-59”. Bashkë me tankun, Mbretërisë së Jordanisë i është dhuruar edhe një tërheqëse tanku edhe kjo e dalë tepër nga magazinat e që nuk i nevojitet më ushtrisë shqiptare! 
Ja vendimi që ndihmon Mbretërinë e Jordanisë me 1 tank
VKM Nr. 77, datë 3.2.2016, që ndihmon 
PËR KONTRIBUTIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, ME ARMATIM, PËR MBRETËRINË HASHEMITE TË JORDANISË 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “d”, të nenit 11, të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave 
VENDOSI: 
1. Dhënien e armatimit, pa shpërblim, Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, të hequr nga armatimi dhe përdorimi, i tepërt dhe jashtë nevojave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si kontribut i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sipas llojit dhe sasisë së përcaktuar në listën nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 
2. Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi. 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.