Qeveria shet 1 HEC sa 3 paga deputeti dhe 1 TEC… me çmim sa 1 pagë pastrueseje!?

986
Përparim HALILI

Skandale pa koment/Pazaret e “tepsisë vetëm”, shtetarët e kthyer në “mbretër” institucionesh, u vërsulen pasurive kombëtare 
– Vendi i këtij krimi ekonomik-financiar është në këtë adresë: Ministria e Financave dhe Ekonomisë, salla e mbledhjeve, Kati i IV-të
Skandalet që po publikojmë sot, janë prova e skenarit të kupolës qeverisëse “Rilindja-2”, për të vijuar pushtetin vetëm jo për të ‘rilindur” vendin dhe jetën e shqiptarëve, por për të vendosur kontrollin e pa kontrollueshëm mbi financat dhe pasuritë kombëtare, duke vendosur në krye të këtij sektori të bashkuar në një “tepsi të vetme”, ministrin Arben Ahmetaj, “esnaf i vjetër” dhe aktual pazaresh, vendimesh, biznesesh, koncesionesh e aventurash doganore-tatimore. vetëm 1 muaj pas dekretimit si ministër, Arben Ahmetaj ka nxjerrë në shitje disa nga pasuritë kombëtare aktive në disa rrethe ku kanë “fiset” disa “Anëtarë të Byrosë Politike” të PS. Pasuritë, pronë shtetërore, që po shiten me çmim aq të ulët sa 1 pagë mujore pastrueseje, apo sa vlera e aparatit celular të vetë ministrit, që i ka nxjerr në shitje, ndërkohë që vetëm portat hyrëse të tyre kushtojnë dyfishin e çmimit që u është vendosur nga “ekspertët” e caktuar prej ministrit! Këto nuk janë “mbeturina e skrap”, por janë ndërmarrje HEC-e, TEC-e dhe Distributor Karburantesh, me status aktiv prodhimi energjie elektrike dhe depozitim e shitje hidrokarburesh. Ankandet e firmosur nga ky ministër, duke përdorur një ndërmarrje “kukull”, tregon provën e plotë e të qartë, që ministrat e “Rilindja-2” janë tjetërsuar në “mbretër” që sundojnë institucionet, duke iu vërsulur pasurive kombëtare me shitje mafioze! 

KORÇË/ TEC-i shitet 31 mijë lekë të reja
1. Autoriteti shitës: “Petrol Alba”, SHA, adresa: “Rruga e Kavajës” pranë Njësisë administrative Nr.7, Kati 2-Tiranë 
2. Lloji i Procedurës standarde të ankandit : Ankandi i Hapur 
3. Objekti i Shitjes: “Shitje TEC-i në Korçë
4. Vlera fillestare: 31. 921. 370 (tridhjetë e një mijë e nëntëqind e njëzetë e një mijë e treqind e shtatëdhjetë) lekë. 
5. Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje: Data 08.11.2017 ora 10 00 
6. Informacion mbi dokumentet e ankandit: Dokumentet janë bashkëngjitur dokumenteve standarde. 
7. Dokumentet e ankandit, mund të tërhiqen pranë autoritetit shitës: “Petrol Alba” SHA, adresa: “Rruga e Kavajës”, pranë Njësisë Administrative Nr. 7, Kati 2, Tiranë me paraqitjen e një kërkese me shkrim, në të cilën të jenë të specifikuara, adresa me të cilën mund të komunikohet me kandidatin blerës. 
8. Data e zhvillimit te ankandit 08.11.2017 ora 10 00 
9. Vendi i zhvillimit të ankandit: Ministria e Financave dhe Ekonomisë, salla e mbledhjeve, Kati i IV-të

ELBASAN/ HEC i Gjinarit, shitet sa vlera e një traktori
1. Autoriteti kontraktor: Autoriteti shitës: “Petrol Alba” SHA, adresa: Rruga “Kavajës”, Ndërmarrja Industriale Nr.1 , Tiranë. 
2. Lloji i Procedurës standarde te ankandit : Ankandi i Hapur
3. Përshkrim i shkurtër i procedurës së ankandit dhe objektit të tij: Shitje ish-HEC Gjinar- ELBASAN 
4. Vlera fillestare e ankandit: 1 242 778 (një milion e dyqind e dyzetë e dy mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e tetë ) lekë pa TVSH 
5. Data e zhvillimit të ankandit: 20. 09. 2017 ora 09 00 
6. Vlera e kontratës së shitjes: 1 245 000 (një milionë e dyqind e dyzetë e pesë mijë) lekë pa TVSH 
7. Data e nënshkrimit të kontratës: 25.09.2017 
8. Vendi i zhvillimit të ankandit: Ministria e Financave dhe Ekonomisë, salla e mbledhjeve, Kati i IV-të

TEPELENË/ HEC i Hormovës, shitet sa 3 paga mujore deputeti 
1. Autoriteti kontraktor: Autoriteti shitës: “Petrol Alba” SHA, adresa: Rruga “Kavajës”, Ndërmarrja Industriale Nr.1 , Tiranë. 
2. Lloji i Procedurës standarde te ankandit: Ankandi i Hapur
3. Përshkrim i shkurtër i procedurës së ankandit dhe objektit të tij: Shitje ish-HEC Hormovë- Tepelenë, Qarku Gjirokastër 
4. Vlera fillestare e ankandit: 1 527 183 ( një milion e pesëqind e njëzetë e shtatë mijë e njëqind e tetëdhjetë e tre ) lekë pa TVSH 
5. Vlera e kontratës së shitjes: 1 530 000 (një milion e pesëqind e tridhjetë mijë) lekë pa TVSH 
6. Data e zhvillimit te ankandit : 18.09.2017 ora 09 00
7. Data e nënshkrimit të kontratës: 26. 09. 2017 
8. Vendi i zhvillimit të ankandit: Ministria e Financave dhe Ekonomisë, salla e mbledhjeve, Kati i IV-të

LIBRAZHD/ HEC i Qarishtës, shitet sa 40 paga mujore mësuesi 
1. Autoriteti kontraktor: “Petrol Alba” SHA, adresa: Rruga “Kavajës”, Ndërmarrja Industriale Nr. 1 , Tiranë. 
2. Lloji i Procedurës standarde te ankandit: Ankandi i Hapur
3. Përshkrim i shkurtër i procedurës së ankandit dhe objektit të tij: “Shitje e Ish-HEC Qarishtë, në Librazhd. 
4. Njoftojmë se kanë qenë pjesëmarrës në procedurë, këta ofertues, me vlerat përkatëse të ofruara: “IDI 2005 shpk”, regjistruar në Qendrën Kombëtare me Nr. NIPT K61507510N vlera e ofertës 1 907 147 ( një milion e nëntëqind e shtatë mijë e njëqind e dyzetë e shtatë lekë) pa TVSH 
5. Firma “ERGI PINK shpk”, me vlerë të ofruar: 1 820 000 (një milion e tetëqind e pesëdhjetë lekë) pa TVSH 
6. Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë “IDI 2005 shpk” u identifikua si oferta më e suksesshme, me vlerën e ofertës: 1 907 147 (një milion e nëntëqind e shtatë mijë e njëqind e dyzetë e shtatë lekë) pa TVSH.
7. Vendi i zhvillimit të ankandit: Ministria e Financave dhe Ekonomisë, salla e mbledhjeve, Kati i IV-të

LAÇ/ Distributor karburanti, shitet sa vlera e dietave mujore të 1 deputeti
1. Autoriteti shitës: “Petrol Alba” SHA, adresa: “Rruga e Kavajës” pranë Njësisë Administrative Nr.7, Kati 2, Tiranë 
2. Lloji i Procedurës standarde të ankandit: Ankandi i Hapur 
3. Objekti i Shitjes: “Pikë shpërndarje karburantesh me pakicë, në Fshat-Laç, Rrethi Kurbin, në pronësi të “Petrol Alba” SHA në likuidim. 
4. Përshkrim i shkurtër i objektit të shitjes: Pikë shpërndarje karburante me pakicë, në Fshat-Laç, në Kurbin.
5. Vlera fillestare : 1 518 652 (Një milion pesëqind tetëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e dy) lekë 
6. Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje: 26.10.2017 ora 09:00 
7. Informacion mbi dokumentet e ankandit: Dokumentet janë bashkëngjitur dokumenteve standarde. 
8. Dokumentet e ankandit, mund të tërhiqen pranë autoritetit shitës: “PETROL ALBA” SHA, “Rruga e Kavajës”, pranë Njësisë Administrative Nr.7 Kati 2-Tiranë, me paraqitjen e një kërkese me shkrim, në të cilën të jenë të specifikuara, adresa më të cilën mund të komunikohet, me kandidatin blerës.
8. Data e zhvillimit të ankandit: 26.10.2017, ora 09 00
9. Vendi i zhvillimit të ankandit: Ministria e Financave dhe Ekonomisë, salla e mbledhjeve, Kati i IV-të 
Sigal