Qeveria rrit pensionet minimale me 1.6%, ose me 1 kilogramë… gjizë në muaj!

598
Qeveria rriti pensionet e pleqërisë në një përqindje, e cila sipas vlerës së llogaritjes mujore, rezulton se është një “thërrime” tallëse me pensionistët që kanë pensione mujore minimale e që faktikisht janë 90% e kësaj kategorie. në 635 mijë pensionistët që përfitojnë rritjen mujore 1.6%, vetëm 2107 pensionistë janë me pensione mujore maksimale, ndërsa të tjerët janë me pensione që nuk përballojnë dot as ushqimin minimal jetik të 1 jave, ndërsa për shpenzime shërbimesh të tjera nuk bëhet fjalë. Se sa fuqi blerëse ka në tregun ushqimor, të energjisë, ujit e trajtimit mjekësor një pension pleqërie minimal, apo edhe mesatar, kjo tashmë dihet, mbasi vlera e tyre është sa 30-40% e minimumit jetik mujor financiar që i duhet një shqiptari për të përballuar jetesën në nivel varfërie!

Kujtojmë që pensionet e u rritën edhe në muajin korrik 2015 deri në masën 1.3%. ndërsa rritja që nis në datën 1 gusht 2016 është vetëm 1.6% për çdo pension! Sipas llogaritjeve, me rritjen 1.6%, pensioni maksimal në qytet do të shkojë në 25790 lekë në muaj, pensioni minimal në qytet do të shkojë 15124 lekë nga 14534 lekë që është aktualisht. Me të njëjtën masë do të rriten edhe pensionet në fshat. Ditën e djeshme, qeveria ka njoftuar se ka rritur pensionet me 1.6% duke u mburrur se po rriten më shumë se vjet që u rritën me 1.3%. Sipas vendimit të qeverisë, janë 635 mijë pensionistë që u rritet pensioni 1.6%. ose më saktë, sipas llogarive kjo rritje 1.6% për pensionet minimale është e barabartë me 1 kilogramë gjizë në muaj, me 2 bukë, ose me 6 banane! Rritje tallëse është edhe për pensionet mesatare, për pensionet e invalidëve, të jetimëve dhe për pensionet e veçanta. Një fakt: psh., pensioni i veçantë rritet me 370 lekë në muaj! Ata që përfitojnë më tepër nga kjo rritje janë pensionet e larta që marrin deputetët, ministrat, diplomatët etj. ndërsa qeveria rrit pensionet me 1.6%, pensionistët paguajnë energjinë me 25% rritje, paguajnë ilaçet me rritje 30%, paguajnë ujin me rritje 60%, paguajnë taksën e pastrimit me 40% ulje, paguajnë transportin me 35% rritje, paguajnë trajtimet mjekësore me 150% rritje, paguajnë ushqimet jetike me 60% rritje. ndërsa pensioni u rrit me 1.6%, që për pensionin minimal, do të thotë rritje 180 lekë në muaj. . 
Ja sa lekë shtohen pensionet, nga 1 gushti 2016 
Pensioni minimal në qytet 
Është 12 mijë e 264 lekë, shtohet 180 lekë
Pensioni maksimal në qytet 
Është 24 mijë e 528 lekë/ muaj, shtohet 360 lekë
Pensioni minimal në fshat 
Është 8398 lekë/muaj, shtohet 120 lekë 
Pensioni maksimal në fshat 
Është 12 mijë e 264 lekë/muaj, shtohet me 180 lekë
Pensionet e ish-kooperativave 
Është 12 mijë e 264 lekë, shtohet 180 lekë
Informacione mbi kompensimet, pas rritjes 1.6%
1. Deri në 14 mijë e 914 lekë në muaj, do të jetë pagesa për pensionet e pleqërisë dhe pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi duke përfshirë kompensimet
2. Deri në 13 mijë e 814 lekë në muaj, do të jetë pagesa për pensionet e invaliditetit dhe pensionet familjare, duke përfshirë kompensimet
3. Deri në 9199 lekë në muaj, do të jetë pagesa për pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe pensionet familjare duke përfshirë edhe kompensimet
Sigal