Qeveria: Rama ka shpenzuar më pak se Berisha, udhëton në klasin ekonomik

477
Pas akuzave të Partisë Demokratike, se kryeministri Edi Rama 162 ditë në dy vitet e fundit i ka kaluar jashtë vendit duke shpenzuar qindra euro, qeveria ka bërë një përmbledhje të shpenzimeve ndërvite të kryeministrit Rama dhe Berisha.
“Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar mesatarisht gjatë një viti po aq herë sa edhe ish-Kryeministri Sali Berisha, por shpenzimet e Kryeministrit aktual janë shumë më të ulëta se sa paraardhësi i tij. Arsyeja është se Edi Rama udhëton brenda Europës në klasin ekonomik, njësoj si të gjithë qytetarët e tjerë. Kurse ish-Kryeministri Berisha ka udhëtuar gjithmonë në klasin biznes”, thuhet në reagimin e mediave.

Në tabelën e shpenzimeve të Kryeministrave prej vitit 2007 deri në vitin 2014, duke përjashtuar vitin 2013, që ka qenë një vit jo i plote qoftë për Ramën, qoftë për Berishën, si edhe vitin 2011 për të cilin nuk ka informacion, Rama për vitin 2014 ka shpenzuar më pak se çdo vit në detyrë të ish-kryeministrit.
Tabela e shpenzimeve për kryeministrin:
2007 16,669 Euro
2008 14,265 Euro
2009 20,850 Euro
2010 13,982 Euro
2012 19,760 Euro
2014 11,745 Euro
Sigal