Qeveria nis plotësimin e kushteve të punës për mjekët e urgjencës, akordon 54 milionë lekë për këpucë

Vjollca KUTA

Qeveria duhet të ndalë “përmbytjen” e abuzimeve në miliona euro me tenderët, taksat publike po bëhen pasuri shtetarësh

Janë disa veprime sa absurde e skandaloze, aq edhe komike, por që në përmbajtjen e tyre janë sjellje tallëse ndaj qytetarëve, duke përdorur fondet dhe pasuritë publike e të komuniteteve, sipas interesave të klikës që komandon pushtetin (në çdo pushtet). Gjithë abuzimet, maskohen në “Buletinin e Prokurimeve Publike”. Se përse përdoren fondet publike, të cilat janë taksa shqiptarësh, mjafton të lexosh njoftimet që shpallen çdo javë “Buletini i Prokurimeve Publike” të APP. Aty publikohen njoftime për tenderë e procedura prokurimesh për koncesione e blerje-shitje mallra, ilaçe, kancelari e pajisje zyrash, shërbime, kryerje punimesh që ofrohen e kërkohen nga institucionet në gjithë sektorët e shërbimeve shtetërore. Si dhe përse konsumohen taksat e shqiptarëve, duke u maskuar pas tenderësh, në shumë raste me objekte shërbimesh e blerjesh absurde? Ka tenderë që zhvillohen për punë të kryera disa herë, për blerje të përsëritura, për shërbime që nuk kanë nevojë të kryhen, për udhëtime jashtë shtetit. Bëhen tenderë në miliona lekë për blerje kondicionerësh “model i ri” për zyrat e shefave e të sekretarëve. Bëhen tenderë për blerje kolltukësh të rinj, të prodhuar jashtë serie në vende edhe jashtë BE-së! sajohen e bëhen tenderë, për blerje makinash luksoze për shtetarët, ndërkohë që nuk blihen mjete pune për shërbimet që kanë funksion institucioni apo për kushtet e punës dhe të sigurimit të jetës së punonjësve. Janë disa veprime, sa absurde e skandaloze, aq edhe komike, por që në përmbajtje të tyre janë sjellje tallëse ndaj qytetarëve, duke përdorur fondet dhe pasuritë publike e të komuniteteve, sipas interesave të luksit dhe përfitimeve korruptive të shtetarëve që urdhërojnë këto tenderë dhe të atyre që i lejojnë e nuk i ndëshkojnë! Është fjala për shpallje tenderësh, nëpërmjet të cilëve justifikohen miliardat që harxhohen nga taksat e shqiptarëve për shërbime, blerje, investime shpenzime absurde, deri në zhvatje fondesh me “letra zyrtare”. Sot po publikojmë, disa “mostra” tenderësh të tillë, që sajohen e kryhen prej drejtuesve shtetërorë, brenda dosjeve të të cilëve, bëhet batërdia me fondet publike dhe këto shpenzime në miliarda lekë, justifikohen me procedurën “tender”, por në fakt kthehen në pasuri për shtetarët! 

Ministria e Brendshme “qetëson” mjekët e urgjencës, tender 45 milionë lekë për pajisjen e tyre me këpucë
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Ministria e Brendshme, Adresa Sheshi Skënderbej, 
nr. 3, Tiranë, Tel/Fax +355 42 247 865
2. Lloji i procedurës se prokurimit: “Kërkesë për propozim”
3. Objekti i kontratës: “Blerje këpucë për Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore”.
4. Fondi limit: 3 863 741 (tre milionë e tetëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e shtatëqind e dyzetë e
një) lekë pa TVSH
5. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: Deri më, datë 31.12.2017.
6- Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: Data, 11/12/2017, Ora:
10:00.
7- Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje : Data 11/12/2017 Ora : 10 :00,
vendi : Drejtoria e Prokurimeve të Përqendruara, Ministria e Brendshme.

Dy tenderë absurdë nga Bashkia Elbasan: Sifon 78 milionë lekë dhe 15 milionë lekë për “Qyteti virtual” 

Tenderi nr. 1
1. Autoriteti kontraktor: Bashkia Elbasan, adresa: rruga “Qemal Stafa”, nr.tel/fax:(+355)54 40015 
2. Lloji i procedurës së prokurimit: Kërkesë për Propozim (prokurim me mjete elektronike).
3. Objekti i prokurimit (n.q.s. ka lote i ndarë sipas loteve): “Zëvendësim i sifonit të fshatit Vreshtan (Faza II)", Fshati Vreshtan, Njësia Administrative Shushicë, Bashkia Elbasan”.
4. Fondi limit (n.q.s. ka lote i ndarë sipas loteve): 6,521,478 (gjashtë milionë e pesëqind e njëzet e
njëmijë e katërqind e shtatëdhjetë e tetë )lekë (pa tvsh), vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit
për vitin 2017.
5. Burimi i financimit: Buxheti i Shtetit X Të ardhura Grante, donacione etj.
6. Investim X Shpenzim operativ
7. Afati për kryerjen e punimeve: 20 (njëzet) ditë nga data e nënshkrimit të kontratës.
8. Hapja e ofertave do të bëhet në datë: 11.12.2017, ora 11.00.

Tenderi nr. 2 
1. Nga: Bashkia Elbasan adresa: rruga “Qemal Stafa”, Elbasan. 
2. Për: “Greenterprise” sh.p.k me adresë: Rruga “Eduard Mano”, Zona 1, Liqeni i Thate, Selite,
Tiranë.
3. Për: “Serjanaj Studio” sh.p.k. me adresë: Rruga “At Gjeçovi” nr.3, Tiranë.
4. Përshkrim i shkurtër i kontratës: Elbasani Virtual Tour 360” me fond limit: 1,250,000 (një milion e dyqind e pesëdhjetëmijë) lekë (pa tvsh), vënë në dispozicion nga Buxheti i Bashkisë për vitin 2017 me afat për kryerjen e shërbimit: 20 (njëzet) ditë nga data e lidhjes së kontratës.
5. Publikime të mëparshme (nëse zbatohet): Buletini i Njoftimeve Publike [06.11.2017] [44]
6. Kriteret e përzgjedhjes së fituesit: çmimi më i ulët, oferta ekonomikisht më e favorshme

“Fluturon” drejtoria e Potit Detar Durrës, 60 milionë lekë bileta avioni
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Autoriteti Portual Durrës, Adresa Lagjja Nr. 1 Durrës
Tel/Fax +355 52 2 23115, E-mail [email protected]
2. Lloji i procedurës së prokurimit: Kërkesë për propozim me marrëveshje kuadër
3. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: Shpenzime bileta udhëtimi
4. Fondi limit 5,000,000 (pesë milion) lekë pa TVSH
5. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 12 muaj nga data e lidhjes se
marrëveshjes kuadër
6- Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 11-12-2017 ora 10:00
7- Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 11-12-2017 ora 10:00

SHËNGJIN/Zyrat e kapitanerisë së Portit kushtojnë 110 milionë lekë, rikonstruksioni 204 milionë

DREJTORIA E PËRGJITHSHME DETARE 
1. Adresa: Lgj. nr. 1, Porti Detar Durrës. Tel.&Fax.: +35552222868. E-mail:, [email protected]
2. Për: Operatorin Ekonomik “Shendëlli” Shpk (Adresa: Tirane, Njësia Bashkiake Nr.5, Rruga Ismail Qemali, Pallati Nr.3/162, Kati 4-t, Ap.10).
3. Procedura e prokurimit: E hapur. Përshkrim i shkurtër i kontratës: “Rikonstruksioni i Godinës së
Kapitanerisë së Portit Shëngjin”, me fond limit: 17 500 000 (shtatëmbëdhjetë milionë e pesëqind mijë) lekë pa TVSH, vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit. Publikime të mëparshme:
Buletini i Njoftimeve Publike datë 30 tetor 2017, nr. 43, faqja 24. Kriteret e përzgjedhjes së fituesit:
Çmimi më i ulët. Njoftojmë se ka qenë pjesëmarrës në procedurë ofertuesi me vlerën e ofruar:
Operatori Ekonomik “Shendëlli” Shpk me NIPT K07924803N. Vlera e paraqitur në procedurën e
prokurimit është 17 481 905 (shtatëmbëdhjetë milionë e katërqind e tetëdhjetë e njëmijë e nëntëqind e pesë) lekë pa TVSH.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, hap “thesin” e financave me tender 65 milionë lekë për mobilie zyrash

AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Adresa Rr. “Dora D`Istria, nr.10, Tiranë, Tel/Fax +355 4 2250686 / 4 2251355
E-mail [email protected]
2. Lloji i procedurës se prokurimit: Kërkesë për Propozim
3. Objekti i kontratës: ”Blerje orendi dhe arredim zyre e sallë mbledhjesh”
4. Fondi limit 5,383,330 (pesë milionë e treqind e tetëdhjetë e tre mijë e treqind e tridhjetë) lekë pa
TVSH
5. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 35 ditë nga nënshkrimi i kontratës
6- Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 11.12.2017, ora 11:00
7- Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 11.12.2017, ora 11:00