Qeveria miraton 62 zonat e rrezikshme minerare, Gjiknuri: Rrevokohen 18 leje

601
Pas tragjedisë të fundit në minierën e Selishtës në Dibër, ku humbën jetën dy kushërinj sot ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri ka bërë publike miratimin e 62 zonave të rrezikshme minerare.
Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Gjiknuri tha se lejet minerare mbi zonat e rrezikshme do të revokohen.
“Qeveria miraton 62 zonat e rrezikshme minerare. Në këto zona nuk do të lejohet aktivitet minerar. Po ashtu ndalohet aktiviteti minerar në një pjesë të zonës D në Bulqizë. Lejet minerare mbi zonat e rrezikshme do të revokohen .18 leje rezultojnë pjesërisht ose plotësisht në territorin e rrezikshëm. Përcaktimi i zonave të rrezikut rrit sigurinë e minatorëve.”
“Objektivi ynë është rritja e sigurisë në punë”, tha Gjiknuri, i cili akuzoi qeverinë e mëparshme për dhënie lejesh në mënyrë kaotike.
“Jemi të vetëdijshëm që ka ende shumë punë për të bërë në këtë sektor që ka dalë jashtë binarëve në periudhën e qeverisjes së Partisë Demokratike”, u shpre Gjiknuri.
Sigal