Qeveria merr seriozisht qeset plastike: Gjoba për bizneset deri në 15 milionë lekë

649
Qeveria shqiptare ka marrë vendim këtë të mërkurë në mbledhjen e kabinetit për ndalimin, importimin e tregtimin e qeseve plastike.
VKM-ja do të hyjë në fuqi pas 2 muajsh, kohë kjo e lënë në dispozicion për bizneset që të marrin masa. Vendimi parashikon gjobitje të bizneseve që tregtojnë me qese plastike nën 35 mikron, me një vlerë të kripur nga 1 mln deri në 1.5 mln lekë të rinj (për prodhuesit).
Qeset tashmë do të ofrohen përmes një pagese të posaçme, e identifikuar dhe në kuponin tatimor.
Vendimi është marrë si një orvatje për të ndaluar përdorimin masiv e të tepruar të plastikës, një nga ndotësit kryesor në glob e po ashtu edhe në Shqipëri.
Sigal