Qeveria feston Ditën e Verës duke bërë në Elbasan mbledhjet qeveritare

172
Tashmë kryeministri Rama po e kthen në traditë që mbledhjet e qeverisë të ngjajnë më shumë me ekskursione turizmi. Kësaj here, qeveria e Rilindjes do të mblidhet në Elbasan, për të festuar aty Ditën e Verës, me aktivitete zyrtare qeveritare. Turi do të nisë me mbledhjen e Këshillit të Ministrave mesditën e sotme dhe më pas shefi i qeverisë do të prezantojë vendimet e marra për publikun. Për dy ditë, më 13 dhe 14 mars qeveria do të ketë takime të shumta me qytetarë, sipërmarrës, krerë të qeverisjes lokale etj. Po kështu parashikohet edhe një xhiro në ditën e verës në sokakët e Elbasanit. Axhenda e qeverisë Elbasan
13 Mars 2018
12:00- Mbledhje e Këshillit të Ministrave tek hotel Rozafa
12:30- Deklarate për mediat e kryeministrit mbi vendimet e marra
13:00- Nisja për Tregan
13:30- Drekë me sipërmarrësit e zonës në turizëm e agroturizëm
15:00- Event në kuadrin e 100 fshatrave – (Bujqësia, Turizmi, Kultura, Infrastruktura)
16:00- Kthim në Elbasan
17:00- Bashkëqeverisja event- Pishinat Ajek (1000 veta) – Te gjithë
Zhvillimet e Elbasanit 2013-2017 dhe planet deri 2021
18:30- Pushim Kafeje
19:00- Darka tek Hotel Rozafa, formati i zakonshëm me 10 personalitetet e spikatur
14 Mars 2018
9:30- Dorëzimi i certifikatës se pronësisë Kishës Katolike
10:30- Vizitë në Panairin e madh tek Pallati i sportit
11:00- Ecje në bulevard dhe kalimi tek sokakët e restauruara të kalasë
12:00- Dreka ose kthim në Tirane