Qeveria: Burg kush nuk deklaron gomerët

748
Kur e dëgjuam kreun e “Rilindjes” 2 vite më parë, që tha se “Nuk keni parë gjë akoma” nuk besuam se mund ta kishte seriozisht, por thjeshtë si një “kërcënim për hakmarrje” ndaj ish-kupolës së pushtetit të PD që “të rrinte urtë” në parlament, bërë si “presion për frikë” nën euforinë e “fuqisë” së krijuar prej pushtetit që ka! Por e bëri vërtetë! Në fillim e nisi me prangosjen e atyre varfanjakëve, pleqve, invalidëve e të sëmurëve mendorë që nuk paguanin faturat e energjisë e të ujit, që ndërronin ndonjë tjegull në çati, që nuk tregonin të ardhurat e shitjes së qumështit të lopës e deri tek ata që shisnin spinaq dhe pras në trotuare! Nëse këto i justifikoi me “zbatimin e ligjit”, vendim-marrja e fundit e qeverisjes së “Rilindjes” po dëshmon se po bënë jo çudira, por… çmenduri! Dhe çudia e çmenduria së bashku, qëndrojnë në faktin, që po merren vendime varfërimi e masakrimi ekonomik të shtresave të varfëria, duke i ndëshkuar me privim deri tek “kafshata e bukës”! Deklarimin e kryeministrit “Nuk keni parë gjë akoma”, familjet e varfra e “panë” dje, të firmosur e vulosur në “Fletore Zyrtare”, në një vendim absurd, me përmbajtje të plotë denigruese që lidhet me varfërinë ekstreme të afro 100 mijë familjeve pa të ardhura, të cilat trajtohen me lëmoshën financiare të quajtur “Ndihmë ekonomike”! Sipas këtij vendimi, me gjoja marifetin e verifikimit të “rritjes së nivelit të jetesës” në Shqipëri, qeveria do të realizoj skenarin e paramenduar për hequr nga listat e ndihmës ekonomike mijëra individë, familje e grupime sociale pa të ardhura që jetojnë në varfëri ekstreme e që shteti shqiptar i quan “të rehabilituar”, duke u dhënë nga 70 lekë të reja në ditë për të përballuar varfërinë! Këtë skenar të fshehtë e djallëzor, me gjoja verifikim të rritjes së nivelit të jetesës, të futur në fuqi me VKM Nr. 197, datë 9 mars 2016, gazeta “Telegraf” e ka denoncuar qysh në datën 2 mars 2016, me shkrimin me titull:” Skenari qeveritar, që heq edhe 60 mijë familje nga listat e ndihmës ekonomike”! Çfarë realizon ky vendim qeverie që ka lidhje me ndihmën ekonomike?
Familjet që kanë televizor, tigan, biçikletë, dush, lepur, pulë, mëshqerë, dem e gomar u hiqet ndihma ekonomike
Nuk po e teprojmë, që pas njohjes me VKM. Nr. 197, datë 9 mars 2016 për kriteret e përfitimit të ndihmës ekonomike, të themi se kupola e “Rilindjes” paska lajthitur deri në atë farë derexheje, sa po harton e po miraton vendime absurde! Një i tillë është ky vendim, i futur në fuqi dhe i publikuar dje në “Fletore Zyrtare” Nr. 40, datë 17 mars 2016. Sipas këtij vendimi qeverie, për të fituar të drejtën e trajtimit me ndihmë ekonomike, janë caktuar kritere të reja sipas standardeve evropiane. Pra, familjet, individët dhe grupet sociale të përcaktuara në ligjin e përfitimit të kësaj pagese varfërie, duke nisur nga data 17 mars 2016 do të verifikohen brenda banesave ku jetojnë për nivelin e jetesës, duke kontrolluar disa tregues mirëqenieje në familje. Konkretisht, do të verifikohet me “sy” brenda banesës së çdo familjeje e individi që përfiton ndihmë ekonomike, se çfarë pajisjesh, orendish, makinerish, shpendësh e kafshësh kanë në shtëpi! Se çfarë pajisjesh do të quhet “tregues i lartë mirëqenie” për një familje, apo individ të varfër të papunë, këtë e përcakton qeveria me VKM Nr. 197, datë 9.3.2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin Nr. 904, datë 12.12.2012 të Këshillit të Ministrave, për përcaktimin e kritereve, të procedurave dhe dokumentacionit të përfitimit të ndihmës ekonomike në zonat pilot”! për të maskuar synimin real që ka, qeveria deklaron se ky është projekt “pilot” për disa zona, por në fakt ky projekt do të zabtohet në krejt Shqipërinë dhe u “fluturon” pagesën e ndihmës ekonomike 60 mijë familjeve që jetojnë në varfëri ekstreme për shkak të papunësisë ekstreme, me një lëmoshë financiare 70 lekë të reja në ditë! Ky vendim, përveç masakrës sociale që u bën familjeve të varfra që trajtohen me ndihmë ekonomike, ka edhe përmbajtje komike, tallëse, denigruese ndaj këtyre familjeve që luten e qajnë “për bukën e gojës”! Sipas këtij vendimi të hartuar nga ndonjë “tru i rrjedhur”, familjet dhe personat apo grupet sociale që kanë televizor, tigan, lugë, pjata, kazan rrobash, lavatriçe, mikrovalë, rubineta nikelato, makinë qepëse, biçikletë, antenë televizori, dritare duralumini, kalorifer, frigorifer, bolier uji në çati, dush, dele, dhi, derra, lepur, mëshqer, dem e gomar… u hiqet përfundimisht ndihma ekonomike! Kjo është krejt anormale e qesharake, mbasi këto orendi janë sende për përdorim të domosdoshëm të përditshëm! Sipas qeverisë, duhet të mos lahesh me dush, por me kanoçe, ose duhen larë rrobat me kazan e jo me lavatriçe. Ndërsa ato kafshë e bagëti që qeveria i përcakton si tregues të “mirëqenies së lartë”, janë kafshë e shpendë që shtojnë pak ushqim mbijetese përballë varfërisë, të cilin qeveria kujton se ua plotëson me 800, 900, 1800, 2200 e 3 mijë lekë pagesë ndihme ekonomike që u jep në muaj! Ata persona, që përpara e t’u shkoj kontrolli i qeverisë në shtëpi, fshehin tenxheret, lugët, televizorët, bolierat, kazanët, biçikletat, derrat, demat, lepujt, qentë, rosat e pulat dhe nuk i pasqyrojnë në formular, akuzohen për mashtrim dhe çohen në burg! Mirë pula që e bënë ndonjë kokërr vezë dhe kontribuon fuqishëm për uljen e nivelit të varfërisë së familjeve shqiptare të zhytura në mjerim ekonomik, po gomari çfarë prodhon, që qeveria e “profesorëve” të Rilindjes e ka futur si kriter që tregon “nivel të lartë jetese?! Mirë që vetura e motorçikleta ëshët përcaktuar nga qeveria si “nivel i lartë jetese”, po dushi, boliera e ujit, televizori, tigani, luga, pjata, krevati, kazani rrobeve, lavatriçja, mikrovala, rubineti ujit, makina qepëse, biçikletë dhe antena e televizorit përse janë përcaktuar si të tillë?! Të çudit ky vendim, kur vetë qeveria ka deklaruar se 80 mijë familjeve të tilla do t’u dhuroj aparat “Dekoder” satelitor! Mos vallë, pas daljes së këtij vendimi nuk duhet ta pranojnë këtë aparat që u dhuron qeveria se u hiqet ndihma ekonomike?! 
———————————————– 
Skenari/ Brenda vitit 2016, dalin nga lista e ndihmës ekonomike 60 mijë familje, brenda vitit 2017 të gjitha
Burime konfidenciale nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, na bën me dije se ky është një “skenar sekret” për të pakësuar numrin e real të personave të papunëve, me qëllim që të parqitet si “politikë sociale” e cila dueht të tregoj që “është bërë punësim”, pra për shou. Informacioni tjetër, na bëri me dije, se ky bllokim kartelash që nxjerr nga skema e trajtimit personat e papunë, ka lidhje me paaftësinë e shtetit për të përballuar rimbursimin e ilaçeve të këtyre personave të regjistruar si “të papunë” në Zyrën e Shërbimit të Punësimit, numri i të cilëve arrin në 358 mijë! Ajo që përbën shqetësim të madh e masiv social është fakti, që mos firmosja e kartelave të papunësisë është një marifet djallëzor i qeverisë, për të hequr nga lista e ndihmës ekonomike mijëra familje! Konkretisht, në shkallë vendi është bllokuar rinovimi i 235 mijë karteleve të personave të papunë. Në listat e të regjistruarve të përjashtuar, po bëhet evidentimi i atyre që trajtohen familjarisht ose individualisht me ndihmë ekonomike, me qëllim që sipas skenarit, të plotësohet numri 60 mijë! Këta, duke nisur nga data 1 prill 2016 që është 3 mujori i dytë i rinovimit të dokumenteve për ndihmë ekonomike, nuk do të jenë më pjesë e përfitimit të ndihmës ekonomike. Por burime të tjera nga qeveria, bëjnë me dije për “Telegraf”, se ky bllokim kartelash ka lidhje me një urdhër (kriter) të dhënë nga BE, sipas të cilit brenda vitit 2016, Qeveria Shqiptare duhet të ul në 60 mijë numrin e personave dhe familjeve të trajtohen me pagesë ndihmë ekonomike, me objektiv që brenda vitit 2017 të mos ketë asnjë pagesë të tillë! Gazeta “Telegraf”, testoi denoncimin e bërë dhe prej punonjësit të zyrës së shërbimit të punësimit në Tiranë, morri këtë përgjigje: “Mos u lodh kot se nuk e rinovojmë afatin e kartelës, ky është urdhri, shko bëj CV dhe sille e prit radhën për punë, që nga dita e sotme nuk figuron më si i papunë”!
——————————–
Ja 4 kategoritë që përfitojnë deri tani “Ndihmë ekonomike”
Familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme;
Jetimët të cilët nuk janë në institucione; prindërit e fëmijëve të lindur trinjakë e më shumë njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë;
Viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore deri në çastin e punësimit të tyre;
Viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.
Sigal