Sigal

Dje këshilli i Ministrave zgjidhi qesen për të shpërblyer ish-pronarët. Vendimi për kompensimin financiar të ish-pronarëve dhe pasurive të tjera të paluejtshme nga ndërtiimet informale për qarqet; Tiranë, Vlorë, Durrës, Shkodër, Elbasan dhe zonat turistike 

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet informale në drejtoritë e ALUIZNI-t: Tiranë Veri, Elbasan, Tiranë Jug, Tiranë Shtesat, Vlorë, Durrës, Tiranë Rurale, Sarandë, Shkodër, Lezhë, Fshatra Turistikë dhe Kamzë Vorë. Masa e kompensimit është 59 mijë e 975 metra katrorë dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 801 milion e 927 mijë  lekë. Kjo VKM  hap rrugën që shumë pronarë, që kanë bërë dokumentet e legalizimit të shtëpive, dyqaneve, e pasurisë tjetër të patundshme të marrin tapinë.